Një situatë pengmarrjeje përfundoi në mënyrë tragjike në Phoenix të SHBA-së ku katër persona kanë mbetur të vdekur, duke përfshirë dhe të dyshuarin.

Policia e Phoenix iu përgjigj të shtënave të armëve në një shtëpi private në verilindje të Phoenix. Ngjarja ndodhi rreht orës 16:00. Në momentin e mbërritjes në vendngjarje, policia gjeti një person të vdekur në rrugicën e shtëpisë.

Policia tha se në oborrin e shtëpisë gjeti trupin e djegur të një gruaje e cila më pas u zbulua se ishte bashkëshortja apo ish-bashkëshortja e të dyshuarit.

Ndërkohë që vajza e saj adoleshente ishte vrarë brenda në shtëpi.

Vetë i dyshuari u gjet i vdekur në një rrugicë afër shtëpisë.

Sipas policisë, tragjedia ndodhi pasi gruaja kishte kërkuar një urdhër mbrojtje nga gjykata kundër të dyshuarit, disa orë më parë.

Emrat e viktimave ende nuk janë bërë të ditur.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)