Sulmet ajrore ne Siri dhe Irak i kushtojne Shteteve te Bashkuara te Amerikes 9 milione dollare ne dite. Deri me tani, Shtetet e Bashkuara kane shpenzuar gjithsej 2.7 miliarde dollare per fushaten kunder Isis. Te dhenat jane bere te njohura nga Pentagoni, qe me tej shpjegon se 2 te tretat e fatures ka shkuar per forcat ajrore.

Te dhenat vijne pasi Kongresi hodhi poshte nje ligj per te ndaluar shpenzimet e metejshme ne luften kunder shtetit islamik ne Siri dhe Irak. Kete jave, administrate Obama mori vendim per te derguar 450 keshilltare ne Irak, qe e con numrin e personelit ushtarak amerikan ne Irak ne 3 mije e 500.

Por zyrtaret amerikane theksojne se keto nuk jane trupa tokesore per te luftuar kunder Isis, por vetem keshilltare prane qeverise irakene dhe grupeve qe po luftojne kunder Isis.

Shefi i shtabit te ushtrise amerikane, gjenerali Martin Dempsey deklaroi se nderhyrja e SHBA-ve ne Irak mund te zgjerohet, pa perjashtuar dhe mundesine e dergimit te trupave tokasore.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)