SHBA, akuza ndaj udhëheqësve të Hamasit për vrasjet e 7 tetorit në Izrael

SHBA, akuza ndaj udhëheqësve të Hamasit për vrasjet e 7 tetorit në Izrael

Yahya Sinwar

Departamenti i Drejtësisë njoftoi të martën ngritjen e akuzave kriminale ndaj udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwar dhe militantëve të tjerë në lidhje me vrasjet e 7 tetorit 2023 në Izrael.

Në dokumentet e dorëzuara në një gjykatë federale në qytetin e Nju Jorkut përfshihen akuzat për komplot për të ofruar mbështetje materiale për një organizatë të huaj terroriste, që rezultoi në viktima.

“Akuzat e shpallura sot janë vetëm një pjesë e përpjekjeve tona për të goditur çdo aspekt të operacioneve të Hamasit”, tha përmes një video deklarate Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland.

“Këto veprime nuk do të jenë të fundit”.

Akuzat vijnë ndërsa Shtëpia e Bardhë thotë se po punon me Egjiptin dhe Katarin në një propozim të ri në përpjekje për të arritur një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për t'i dhënë fund luftës gati 11-mujore në Rripin e Gazës. Propozimi përfshin lirimin e pengjeve që ende po mbahen nga Hamasi. Një zyrtar amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se nuk ka asnjë arsye për të besuar se akuzat do të ndikonin tek negociatat.

Zëdhënësi i sigurisë kombëtare John Kirby tha se "ekzekutimet" e fundit të gjashtë pengjeve, duke përfshirë një amerikan, Hersh Goldberg-Polin, nga Hamasi "theksojnë nevojën për veprime urgjente" në bisedime.

Yahya Sinwar u emërua udhëheqës i përgjithshëm i Hamasit pas vrasjes së drejtuesit të mëparshëm të kësaj oranizate, Ismail Haniyeh në Iran dhe është në krye të listës së personave më të kërkuar të Izraelit. Ai besohet se ka kaluar pjesën më të madhe të 10 muajve të fundit duke jetuar në tunele në Rripin e Gazës dhe nuk është e qartë se sa kontakt ka ai me botën e jashtme.

Në mesin e udhëheqësve të tjerë të Hamasit të përfshirë në këtë aktakuzë janë edhe Haniyeh, nënkryetari i krahut të armatosur të Hamasit në Gaza, Marwan Issa, i cili ndihmoi në planifikimin e sulmit të vitit të kaluar, ndihmësi i ish-udhëheqësit Haniyeh, Khaled Mashaal dhe ish-udhëheqësit i grupit Mohammed al-Masri dhe Ali Baraka.

Sipas autoriteteve izraelite, në sulmin e 7 tetorit 2023 në Izraelin jugor nga militantët e Hamasit, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste, u vranë 1200 njerëz dhe u morën peng 250 të tjerë

Në ofensivën izraelite ndaj militantëve të Hamasit, që pasoi sulmin në Izraelin jugor, mbi 40,000 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi, nuk bën dallim midis militantëve dhe civilëve. Lufta ka shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe ka detyruar shumicën dërrmuese të 2.3 milionë banorëve të Gazës të largohen nga shtëpitë e tyre.VOA

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama nderon medalistët e Lojërave Olimpike: Ftoj më shumë sportistë të huaj të garojnë me fanelën e Shqipërisë, mbështetje të gjitha disiplinave (dhe një mesazh për hudhrat)

Rama nderon medalistët e Lojërave Olimpike: Ftoj më shumë sportistë të huaj të garojnë me fanelën e Shqipërisë, mbështetje të gjitha disiplinave (dhe një mesazh për hudhrat)