SHBA - Një punonjëse sociale nga Karolina e Veriut në SHBA, është arrestuar pasi fëmija e saj 11 vjeçar, i birësuar u gjet i lidhur me zinxhirë në verandën e shtëpisë dhe me një pulë të ngordhur të lidhur në qafë.
Wanda Sue Larson, 57 vjeçare u arrestua dhe akuzua me abuzim minorenësh dhe burgim pasi një polic gjeti djalin duke u dridhur dhe me pranga në këmbë, në verandën e shtëpisë.
Larson nuk ishte në shtëpi në momentin e zbulimit të kësaj ngjarjeje të rëndë nga forcat e policisë por u akuzua si fajtor në këtë keqtrajtim që iu bë djalit 11 vjeçar.
Autoritetet arrestuan edhe Dorian Lee Harper i cili së bashku me Larson kishin birësuar fëmijën. Çifti gjithashtu ka edhe 4 fëmijë të tjerë të adoptuar.
Mbetet ende e paqartë se çfarë e shtyu çiftin të merrte këto masa drastike dhe jo njerëzore. Policia nuk tha informacione të tjera pasi ngjarja ishte ende në hetim.
Larson dhe Harper do të përballen me akuzat e abuzim me të mitur, burgim, dhe mizori ndaj kafshëve, pasi u mësua dhe gjendja e kafshëve të tyre shtëpijake.
Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com