SHBA, avioni ushtarak me 143 udhëtarë përfundon në lumë...dhe qëndron mbi ujë!

SHBA, avioni ushtarak me 143 udhëtarë përfundon në lumë...dhe qëndron mbi ujë!

143 persona në bordin e avionit amerikan "Boeing 737" shpëtuan mrekullisht nga një fatkeqësi pasi gjatë zbritjes në aeroportin ushtarak Jacksonville në Florida, avioni doli nga pista dhe ra në lumin St.John. Avioni i shoqërisë "Miami Air International" pati vështirësi për shkak të reshjeve të mëdha të shiut teksa ulej në pistë. Për fat, avioni me 136 pasagjerë dhe 7 pjesëtarë të ekuipazhit qëndroi mbi sipërfaqen e ujit.

"Ne ishim në ujë. Ne nuk e kuptuam nëse ishte lumë apo oqean, dhe po vazhdonte të binte shi. Kishte bubullima dhe vetëtima. Në përfundim dikush mbërriti dhe hapi një barkë shpëtimi, " tregoi për CNN një pasagjer, avokati Cheryl Bormann.

Incidenti ndodhi rreth orës 21.43 të orës lokale, 3.43 të mëngjesit të së shtunës me orën në Shqipëri. 2 vetë përfunduan në spital me lëndime të lehta.

Avioni, i cili ishte marrë me qira nga Departamenti i Mbrojtjes, erdhi nga baza amerikane Guantanamo në Kubë. Nga aeroporti i bazës amerikane në Kubë fluturojnë shumë pak avionë dhe shpesh në bord janë ushtarë dhe familjarë të tyre.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës