Një 51-vjeçar në Florida qëlloi për vdekje vajzën me 6 fëmijët e saj duke i dhënë fund edhe jetës së tij. Don Spirit, i identifikuari nga autoritetet si i dyshuari kryesor për krimin e rëndë, telefonoi 911-ën amerikane dhe vrau veten e tij sapo një sherif i policisë mbërriti në vendngjarje.
Pas kërkimit në banesë, policët zbuluan njëri pas tjetrit 7 trupat e pajetë, të cilët kishin marrë plagë të dukshme. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Bell, një qytet 35 milje në perëndim të Gainesville. I ashtuquajturi Don Spirit me origjinë nga New Jersey kishte një histori të gjerë kriminale.
Sipas të dhënave policore, ai ishte dënuar më herët për posedim të armëve të paligjshme si dhe privimin e fëmijëve të tij nga ushqimi dhe strehimi. Në vitin 2001, Don Spirit qëlloi për vdekje djalin e tij 8-vjeçar, që asokohe u konkludua të ishte një aksident gjatë gjuetisë. Në vitin 2003 ai u deklarua fajtor duke u dënuar me tre vjet burg për zotërim arme dhe pasi pranoi të nënshkruante një marrëveshje të pranimit të fajit.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO