Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, vlerësoi dje në mbrëmje se banorët e Rripit të Gazës kanë nevojë për shpresë dhe nuk mund të mbijetojnë për shumë kohë të shkëputur nga bota.

"Nuk kam aspak simpati për Hamasin por kam për njerëzit e thjeshtë që vuajnë në Gaza", deklaroi Obama gjatë një fjlaimi mbyllës të një mledhje SHBA-Afrikë në Uashington.

"Tashmë objektivi ynë është të garantojmë që armëpushimi të zgjasë, që Gaza të mund të fillojë procesin e rindërtimit", shtoi presidenti amerikan.

"Në të njëjtën mënyrë, izraelitët duhet të kenë besim në faktin që nuk do të pësojnë sërish goditje me predha sikurse kemi parë javët e fundit", shtoi ai.

"Palestinezët e thjeshtë që jetojnë në territoret e kontrolluara nga Hamasi kanë nevojë për shpresë, të shohin Gazën të hapet me botën që të mos ndihen të lënë mënjan", vahzdoi Obama./ATSH/