SHBA/ Basha në OKB prezanton rezolutën për Ukrainën: U mbështeta nga anëtarët, agresori paguan

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi rezolutën për Ukrainën në OKB që synon të përcaktojë se konfiskimi i aseteve ruse duhet të vendoset në funksion të rindërtimit të Ukrainës.

Në një video-mesazh, Basha tha se kjo rezolutë që ka mesazhin e qartë se agresori paguan, pati një mbështetje unanime të përfaqësuesve të vendeve aleate të Ukrainës.

'Në New York kam patur një numër takimesh të rëndësishme mbi iniciativën time, si reporter në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës për konfiskimin e aseteve ruse. Dhe këtu pikërisht ka nisur zanafilla e kësaj iniciative me rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të Nëntorit 2022 dhe Marsit 2023.

Kam biseduar me përfaqësues të ndryshëm të përfaqësive diplomatike të vendeve anëtare, te të cilët kam gjetur një mbështetje të jashtëzakonshme. Kemi patur diskutime në praninë edhe të zyrtarëve të lartë të Ukrainës, të cilët po kështu kanë theksuar domosdoshmërinë për gjetjen e një zgjidhje sa më efikase, që do të transferojë fondet e federatës ruse të ngrira nga vendet anëtare, për t’u përdorur në dobi të Ukrainës, në dobi të rindërtimit të saj dhe të mbështetjes me të gjitha format dhe mënyrat.

Ka qenë një ditë pra shumë e frytshme në takime këtu në selinë kryesore të OKB-së në New York. Përmbyllet kjo ditë takimesh të rëndësishme. Përmbyllet një javë që nisi me lajmin e mirë në Paris, ku Komiteti i Çështjeve Ligjore miratoi dhe i hapi rrugën përfundimtare aprovimit të rezolutës në sesionin e përgjithsëm të Asamblesë Parlamentare në Prill. Java nisi, pra me një lajm të mirë në Paris. Mbyllet me lajm të mirë këtu në OKB, në New York, ku në emër edhe të Shqipërisë, pata nderin të paraqesë këtë rezolutë, e cila ka një rregull fare të thjeshtë: Agresori paguan! Vendos një precedent, me anë të të cilit çdo kush që ka synime agresioni kundër fqinjëve të vet, duhet t’i bëjë llogaritë mirë, sepse do të mbahet përgjegjës dhe nga ana financiare për dëmet e shkaktuara dhe për krimet e kryera.'- thotë Basha.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran: 09/03/2024 12:11

    Po ik o zhuls do i maresh ti leket Rusve

    Përgjigju
    • Salikari: 09/03/2024 14:14

      Sa mire ja the. Paret ruseve nuk ua mer dot Saliu do ua mari ky. Kur nuk ka, mer dot Saliu qe eshte dhemderr serbije kurr nuk ja mer dot Basha.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: ushtruan dhunë!

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: ushtruan dhunë!