Më 28 shtator 2015, nëpërmjet një ceremonie të veçantë, Kolegji i Luftës i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur fotografinë e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA të Republikës së Shqipërisë, gjeneralmajor Jeronim Bazo, në Galerinë e Nderit të Studentëve Ndërkombëtar (The USAWC International Fellows Hall of Fame). Kjo është një traditë e njohur e Kolegjit të Luftës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për studentë të diplomuar në këtë kolegj, ushtarakë që mbajnë pozicionet më të larta në Forcat e Armatosura të vendeve të tyre ose pozicione ekuivalente në organizata shumëkombëshe.
Në fjalën që mbajti në këtë ceremoni shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ndër të tjera, u shpreh: “Është e vështirë të gjejë fjalët e duhura të përshkruaj atë që po përjetoj, por di të them që ndjehem përulësisht i privilegjuar dhe thellësisht i nderuar t’i bashkohem Galerisë së Nderit të Kolegjit të Luftës të SHBA. Përveçse një nder, për mua kjo ceremoni është edhe një vlerësim për Forcat e Armatosura të vendit tim dhe për arritjet e tyre”.
Gjatë qëndrimit në Kolegjin e Luftës të SHBA, gjeneralmajor Bazo dha një leksion për “Klasën 2016” të këtij kolegji, i cili edukon dhe zhvillon liderë për të shërbyer e drejtuar në nivelin strategjik.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të RSH, gjeneralmajor Jeronim Bazo u diplomua në Kolegjin e Luftës të FA të SHBA duke përfunduar me sukses edhe programin Master në Studime Strategjike në vitin 2006.
Gjeneralmajor Jeronim Bazo është jo vetëm ushtaraku i parë shqiptar, por edhe ballkanasi i parë që bëhet pjesë e Galerisë së Nderit të Kolegjit të Luftës të SHBA.
/Shqiptarja.com