SHBA, BE dhe Britania: Dënojmë kërcënimet ndaj Borchardt, liderët e opozitës t’i japin fund dhunës anti-demokratike

Dhuna e ushtruar nga elementë të opozitës gjatë protestave të kësaj të fundit në Tiranë dhe kërcënimi i ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt, ka ngjallur reagimin e ashpër të partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë dhe veçanërisht të shteteve anëtare të OSBE-së, të cilat kanë dënuar zyrtarisht këto akte.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, në datën 16 Maj, misionet e SHBA, Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar, janë shprehur zyrtarisht për këto ngjarje duke dënuar si akte të papranueshme për demokracinë, dhunën e opozitës shqiptare dhe kërcënimin e ambasadorit.

Në deklaratat e tyre, të tre treja misionet theksojnë se dhuna e shfaqur në protestën e 11 Majit, shkaktoi lëndimin e policëve dhe protestuesve, si dhe dëmtime serioze të pronës, përfshirë këtu rezidencën e ambsadorit të misionit të OSBE në Tiranë.

Po në të njejtën linjë, të treja misionet dënojnë zyrtarisht kërcënimin që i është bërë ambasadorit të OSBE në rezidencën e tij, duke theksuar se kërcënimet ndaj zyrtarëve apo misioneve të huaja janë anti-demokratike. Të treja misionet falenderojnë në qëndrimet e tyre qeverinë shqiptare, për reagimin e shpejtë  në mbrojtjen e rezidencës së ambasadorit.

SHBA, Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar i bëjnë thirrje liderëve të opozitës që të marrin masa për ndalimin e akteve të dhunës në të gjitha format e saj, duke shtuar thirrjen për dialog dhe angazhim konstruktiv në zgjidhjen e problemeve politike.

Më poshtë qëndrimet zyrtare të tre misioneve, SHBA, BE, Mbretëri e Bashkuar në Mbledhjen e Këshillit të Përhershëm të OSBE, në datën 16 Maj, në Vjenë:

Misioni i Bashkimit Europian në OSBE:

Bashkimi Europian dhe vendet anëtare dënojnë dhunën që u ndërmor gjatë protestës së 11 Majit në Tiranë, e cila shkaktoi lëndime dhe dëmtoi pronën. Ne dënojmë kërcënimet dhe intimidimin drejt Kreut të Prezencës së OSBE në Tiranë. Ne falenderojmë qeverinë shqiptare për përgjigjen e saj të shpejtë dhe mbrojtjen e rezidencës. Dhuna dhe kërcënimet ndaj zyrtarëve të organizatave ndërkombëtare janë të papranueshme. Nuk ka vend për veprime të tilla në një demokraci moderne. I bëjmë thirrje liderëve politikë t’i dënojnë publikisht këto veprime dhe të marrin masat e nevojshme për të parandaluar dhe dhënë fund dhunës në të gjitha format e saj.

Misioni i SHBA në OSBE:

Shtetet e Bashkuara dënojnë dhunën që zuri vend gjatë protestës së 11 Majit në Tiranë, ashtu si edhe ata që janë përgjegjës për të. Pati disa lëndime dhe dëmtime serioze të pronës, përfshirë rezidencën e kreut të prezencës së OSBE në Shqipëri, Ambasadorit Bochardt. Asnjë diplomat apo mision i huaj, përfshirë OSBE, nuk duhet të jetë asnjëherë target i dhunës. Falenderojmë qeverinë e Shqipërisë për përgjigjen e saj të shpejtë dhe mbrojtjen e rezidencës, dhe ne i kujtojmë të gjitha shteteve pjesëmarrjesve për përgjegjësinë që ato kanë në këtë drejtim… Shtetet e Bashkuara përsërisin nevojën për dialog dhe angazhim konstruktiv për të zgjidhur bllokimin politik.

Misioni i Mbretërisë së Bashkuar:

Siç ambasadori ynë në Tiranë tha, e drejta për të protestuar është përbërësi thelbësor për një demokraci të shëndoshë. Gjithsesi protestat duhet të jenë paqësore. Ne dënojmë dhunën që u ndërmorr, e cila lëndoi si policinë ashtu edhe protestuesit dhe shkaktoi dëme ndaj pronës dhe ne të gjithë i bëjmë thirrje liderëve të opozitës që ta dënojnë dhunën dhe të sigurojnë që protestat që ata zhvillojnë janë paqësore dhe në përputhje me ligjin. Mbretëria e Bashkuar nënvijëzon mbështetjen e saj për prezencën e OSBE në Tiranë, dënon kërcënimin e ambasadorit Borchard dhe dëmin shkaktuar rezidencës së tij zyrtare.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë