SHBA/ Biden nuk mban përgjegjësi për rritjen e inflacionit: Situata ishte e keqe që kur kam marrë detyrën, tani ka më shumë vende pune se në çdo mandat presidencial!

SHBA/ Biden nuk mban përgjegjësi për rritjen e inflacionit: Situata ishte e keqe që kur kam marrë detyrën, tani ka më shumë vende pune se në çdo mandat presidencial!

Joe Biden

Presidenti Joe Biden foli  në një konferencë për shtyp dhe tha se janë rritur vendet e punës, gjithashtu theksoi se ai nuk është përgjegjës për rritjen e inflacionit në vend.

Ai tha se janari ka nisur me lajme të mira duke siguruar për të gjithë qytetarët 517,000 vende pune dhe papunësia ra në 3.4%, norma e saj më e ulët në 54 vjet , si dëshmi se plani i tij ekonomik po forcon ekonominë amerikane. . Në komentet në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha se inflacioni vazhdon të ulet dhe pagat reale po rriten, por kishte më shumë punë për të bërë për të ulur çmimet për amerikanët.

"Ne kemi krijuar më shumë vende pune në dy vjet se çdo mandat presidencial . Këto janë dy vitet më të forta të rritjes së vendeve të punës në histori, në një kohë të gjatë," tha ai.

Biden hodhi poshtë pyetjen e një gazetari nëse ai ishte përgjegjës për shkallën e lartë të inflacionit, duke thënë se inflacioni ishte i lartë që kur ai mori detyrën dy vjet më parë.

"A kam faj për inflacionin? Jo. Sepse ishte që kur erdha në pushtet”, u përgjigj Biden.

Inflacioni në janar 2021 kur Biden mori detyrën ishte 1.4%, ndërsa shifrat e fundit të dhjetorit ishin 6.5% , nga një kulm prej 9% në qershor 2022.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Senati amerikan miraton ndihmën 60 mld dollarë për Ukrainën! Biden: Armët në Kiev këtë javë! Zelensky: Ndihmë kyçe për rivendosjen e paqes

Senati amerikan miraton ndihmën 60 mld dollarë për Ukrainën! Biden: Armët në Kiev këtë javë! Zelensky: Ndihmë kyçe për rivendosjen e paqes