
Presidenti amerikan Biden do të mbajë ditën e sotme një fjalim për çështjen e krizës në Ukrainë. Sipas njoftimit, presidenti Biden do të mbajë një fjalim mbi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA për Ukrainën në orën 17:00 (GMT) sot nga Shtëpia e Bardhë.
Nuk dihet saktësisht se çfarë do të thuhet në fjalim përveç temës së shpallur të krizës, por ky fjalim vjen pas mbështetjes së Gjermanisë me tanke Leopard 2 ndaj Ukrainës. Ky fjalim, sipas mediave të huaja, do të “ndezë dritën jeshile” që shtetet e tjera të dërgojnë tanke Leopard dhe të mbështesinukrainën në vijim.
Lajmi kryesor:
Tanke gjermane dhe amerikane në ndihmë të Ukrainës! Biden bisedë telefonike me liderët europianë! Zelensky kërkon raketa me rreze të gjatë










