Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris ka bërë paraqitjen e saj të parë publike në Shtëpinë e Bardhë pas vendimit të Joe Biden për t’u tërhequr nga gara.
Harris tha se se trashëgimia e Biden është ‘e pakrahasueshme’, teksa e lavdëroi për punën e tij ndaj Amerikës.
Nancy Pelosi, një prej figurave më të rëndësishme në Partinë Demokrate në SHBA tha se e mnështet Harris dhe ka besim te plotë te ajo.
“Sot, me krenari dhe optimizëm të pakufishëm për të ardhmen e vendit tonë, unë mbështes nënpresidenten Kamala Harris për presidencën e Shteteve të Bashkuara. Mbështetja ime për Kamala Harris për Presidente është zyrtare, personale dhe politike. Politikisht, mos bëni gabim: Kamala Harris si një grua politikane është jashtëzakonisht e zgjuar - dhe kam besim të plotë se ajo do të na çojë drejt fitores në nëntor”, ka thënë Nancy Pelosi.
Biden njoftoi dje zyrtarisht tërheqjen nga gara presidenciale për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Por pavarësisht presionit të dmeokratëve javët e fundit që Biden të tërhiqej pas performancës jo të mirë në debat përballë Trump, Joe Biden hezitoi të pranonte tërheqjen.
Kjo sipas mediave amerikane, pasi Biden kishte frikë se Kamala Harris nuk do të ishte në gjendje të mundte Donald Trump në garën presidenciale të nëntorit. Frika e presidentit reflekton dhe dyshimet e demokratëve për kandidaturën e mundshme të Harris.
Por ndërkohë, ‘boom’ donacionesh ka patur për demokratët, që kur Kamala Harris, nisi fushatën e saj. 46.7 milionë dollarë janë mbledhur nga donatorë të vegjël.
Kamala Harris po drejton zyrtarisht atë që deri pak orë më parë ishte ende fushata e rizgjedhjes së Joe Biden. Sipas dokumenteve të depozituara në Komisionin Federal të Zgjedhjeve, fushata ndryshoi emrin e saj nga 'Biden për President' në 'Harris për President'.
Donald Trump thotë se ‘Partia Republikane duhet të rimbursohet për shpenzimet e deritanishme në fushatën zgjedhore sepse tani me tërheqjen e Joe Biden “duhet të fillojmë nga e para”.
Kështu thotë Donald Trump. “A nuk duhet të rimbursohet Partia Republikane për mashtrim pasi të gjithë rreth Joe, përfshirë mjekët dhe mediat e rreme, e dinin se ai ishte i paaftë për të kandiduar apo për të qenë president?”
Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris ka bërë paraqitjen e saj të parë publike në Shtëpinë e Bardhë pas vendimit të Joe Biden për t’u tërhequr nga gara.
Harris tha se se trashëgimia e Biden është ‘e pakrahasueshme’, teksa e lavdëroi për punën e tij ndaj Amerikës.
"Trashëgimia e arritjeve të Joe Biden gjatë tre viteve të fundit është e pakrahasueshme në historinë moderne. Në një mandat, ai tashmë ka tejkaluar trashëgiminë e shumicës së presidentëve që kanë shërbyer dy mandate.
Për herë të parë e njoha Presidentin Biden përmes djalit të tij Beau, ne punuam së bashku si Prokurorë të Përgjithshëm në shtetet tona. Në atë kohë, Beau më tregonte shpesh histori për babain e tij. Cilësitë që Beau nderonte te babai i tij janë të njëjtat cilësi që kam parë, ndershmëria, integriteti, përkushtimi ndaj besimit dhe familjes së tij, zemra e tij e madhe dhe dashuria e tij për vendin tonë”, ka thënë Harris gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë.
Më tej ajo tha se Biden do të donte të ishte i pranishëm, ndërsa shtoi se po e merr veten pas infektimit me Covid-19.
Partia Demokratike do të mbajë Kuvendin nga 19- deri më 22 gisht në Çikago, ku dhe do të emërohet zyrtarisht kandidati i partisë për president.
Kamala Harris raportohet se ka folur me ish presidentët Barack Obama dhe Bill Klinton, si dhe me ish sekretaren e shtetit, Hillary Clinton, pas njoftimit të Joe Biden se tërhiqet nga gara.
Kjo është raportuar nga CNN, teksa theksohet se Harris kaloi 10 orë në telefonata të dielën pasdite dhe në mbrëmje për të mbledhur mbështetjen e liderëve demokratë pas tërheqjes së Biden nga gara e nëntorit përballë 2024.
Në deklaratën e tij publike, Obama ende nuk e ka shprehur mbështetjen e tij për Harris, duke mbetur po aq neutral sa në 2020. Nga ana tjetër, Klintonët shprehën mbështetjen e tyre për zv.presidenten.
‘Për momentin ne nuk mund të vlerësojmë në asnjë mënyrë kandidaturën e mundshme të zonjës Kamala Harris‘ për postin e Presidentes së Shteteve të Bashkuar nga pikëpamja e marrëdhënieve tona dypalëshe sepse deri më tani asnjë kontribut i saj në marrëdhëniet tona dypalëshe nuk është vërejtur‘, tha zëdhënësi i Putin, Dmitry Peskov.
Më tej ai komentoi se ka pasur disa deklarata të mbushura me retorikë mjaft armiqësore ndaj vendit tonë. Këto ishin deklaratat e Kremlinit për kandidaten e mundshme të demokratëve për Shtëpinë e Bardhë.
Me fituar Trampi zgjedhjet Bota do ket shum Probleme se Trampi ēshtē TRAP.
Përgjigju