NJU JORK, 22 dhjetor /ATSH-ANSA/ - Tensioni në Nju Jork është rikthyer dhe ngjan me atë të viteve '70 të shekullit të kaluar, deklaroi sot shefi i policisë së megalopolit, Bill Bratton.
Të shtunën e kaluar, një afro-amerikan i çekuilibruar vrau dy policë, para se të vetëvritej në një stacion të metrosë.
"E kush do ta mendonte se jemi njësoj si 40 vite më parë?", tha Bratton në një intervistë në NBC.
"Gjatë viteve '70, kur u futa në polici, për 10 vjet rresht kishte një tension të lartë social", theksoi Bratton, i pyetur nëse kishte parë gjatë karrierës së tij ngjarje të ngjashme me atë të së shtunës.
Ismail Brinsley, njeriu që vrau policët, Rafael Ramos dhe Wenjan Liu të ulur në makinën e tyre në Brooklyn, kishte përmendur rolin e policisë në vdekjen e adoleshentit me ngjyrë, Michael Brown në Ferguson (Misuri) si edhe të Eric Garner në Staten Island./ a.jor.












