Sulmi kimik ndaj civilëve, SHBA, Britania dhe Franca bombardojnë me raketa Sirinë/VIDEO

SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë bombarduar objektiva të shumta qeveritare në Siri në një operacion në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, me qëllim shkatërrimin e bazave ushtarake dhe uzinave ku prodhohen armët kimike, të cilat po përdoren nga ushtria siriane ndaj popullsisë civile.

Shpërthimet goditën kryeqytetin, Damask, si dhe dy vende afër qytetit të Homs, ndërsa janë janë evakuuar mijëra banorë, tha Pentagoni. Sulmet janë përgjigje ndaj një sulmi të dyshuar kimik në qytetin sirian të Doumës javën e kaluar nga regjimi i Bashar al-Assad në të cilën humbën jetën rreth 70 civilë.


SHBA dhe aleatët nisin sulmin ndaj Sirisë

Menjëherë pas sulmit ka reaguar ambasadori i Rusisë në SHBA, Antonov i cili është shprehur se ndërmarrja e sulmit ndaj aleatit të saj do të ketë pasoja të rënda. 

Ndërsa presidenti Trump, në një dalje urgjente për mediat iu drejtua amerikanëve duke deklaruar se SHBA, Franca dhe Britania e Madhe po ndërmarrin një sulm ushtarak ndaj Sirisë. "Një operacion i kombinuar me forcat e armatosura të Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar është duke u zhvilluar", tha presidenti Trump në një fjalim drejtuar amerikanëve nga Shtëpia e Bardhë në orën 21:00 lokale.  


Kam urdhëruar ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të sulmojë Sirinë dhe të lëshojë raketa me precizion kundër bazave ku mbahen armët kimike të diktatorir sirian basher Al Assad. Sulmi që ndodhi javën e kaluar nuk është thjesht veprim i një njeriu por ato janë krimet e një përbindëshi. Rusinë dhe Iranin e pyes. Çfarë lloj regjimi dëshironi që të vrasë masivisht burrat ,gratë dhe fëmijët e pafajshëm?? Kombet e Botës mund të gjykohen edhe nga miqtë që mbajnë. Asnjë shtet nuk mund të ketë sukses në një kohë të gjatë duke qënë pranë dhe nxitur shtetet mashtruese dhe diktatorët vrasës.

Donald Trump, president i SHBA

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:35
Sulmi me raketa nga SHBA, reagon Assad: Perëndimi mbështet terrorizmin

Presidenti sirian Bashar Al-Assad ka reaguar pas sulmeve të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës me raketa.

Ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Hassan Rouhani, të cilit i ka thënë se sulmet e udhëhequra nga SHBA-ja kanë rritur vendosmërinë e Sirisë për ta luftuar dhe shtypur terrorizimin. 

Lajmin e bëri të ditur presidenca siriane, e cila shprehin bindjen e plotë të Assadit se sirianët nuk do të dorëzohen. Në anën tjetër, raportohet se homologu iranian i tha Assadit se “Irani do të vazhdojë të qëndrojë pranë Sirisë”. 

Ai shprehu besimin e tij se agresioni i fuqive perëndimore nuk do ta dobësonte vendosmërinë e popullit sirian në luftën kundër terrorizmit.

Ora 12:42
Gjermania mbështet SHBA-të, Merkel: Sulmi në Siri, i nevojshëm

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, edhe mbajti larg Gjermaninë nga ndërhyrja ushtarake në Siri, ka deklaruar se mbështet sulmet e SHBA, Britanisë dhe Francës kundër përdorimit të armëve kimike ndaj civilëve.

Në një deklaratë të saj Merkel thotë se Rusia ka penguar një hetim të pavarur të asaj që ndodhi me armët kimike, përmes bllokadës së saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Duke pasur parasysh këtë, aleatët tanë amerikanë, britanikë dhe francezë kryen sulme ajrore kundër objekteve ushtarake të regjimit sirian sonte. Kjo qasje synon të kufizojë aftësinë e regjimit për të përdorur armë kimike dhe për të parandaluar atë nga shkelje të mëtejshme të Konventës për Armët Kimike.

Ne mbështesim që aleatët tanë amerikanë, britanikë dhe francezë, si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë marrë përgjegjësinë në këtë mënyrë. Operacioni ushtarak ishte i nevojshëm dhe i përshtatshëm për të ruajtur efektivitetin e ndalimit ndërkombëtar për përdorimin e armëve kimike dhe për të paralajmëruar regjimin sirian për shkelje të mëtejshme”. 

Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë

Ajo shton se 100 vjet pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, të gjithë renditen kundër atyre që shkelin Konventën për Armët Kimike dhe “Gjermania do të mbështesë me vendosmëri të gjithë veprimtarinë diplomatike në këtë drejtim". 

Ora 10:23
Sulmi në Siri, Putin: SHBA akt agresioni, do thërrasim me urgjencë OKB-në

Presidenti rus, Vladimir Putin ka reaguar ashpër pas sulmeve ajrore nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca në Siri. Në një deklaratë ai ka akuzuar SHBA-të për agresion, edhe pse, sipas tij, nuk u vërtetua që ka pasur sulm me armë kimike.

Është një akt agresioni, për të cilin do të thërrasim takim urgjent në OKB”, tha Putin. Sipas tij, trupat ruse po ndihmojnë në luftën e Sirisë me terrorizëm. “Rusia në mënyrë serioze dënon sulmin në Siri ku ushatrët rusë po ndihmojnë qeverinë në luftë me terrorizëm”, thuhet në njoftim.

Sulmet ajrore nisën të udhëhequra nga Amerika, në përkrahje me Britaninë e Madhe dhe Francën. 

Ora 09:41
Bombardimet nga SHBA, Bashar al-Assad shfaqet duke hyrë në zyrë në Damask/VD 

Pak orë pas sulmit me raketa nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, Presidenca siriane ka publikuar në Tëitter një video ky shihet Assad ditën e sotme. 

Pavarësisht nisjes së sulmit, Assad siç duket nuk e ka prishur rutinën e tij, ndërsa me një çante në dorë ka shkuar në Presidencë për të vijuar punën.

Gazetari i The Guardian në Lindjen e Mesme, Kareem Shaheen ka përcjellë një deklaratë të lëshuar nga komanda ushtarake e Sirisë, e cila u dha nga media shtetërore siriane. Në të thuhet se “agresioni tripalësh” filloi në orën 3:55 të mëngjesit me orën e Damaskut me 110 raketa të qëlluara në objektiva brenda Sirisë.

Në të thuhej se mbrojtja ajrore siriane u përgjigj dhe e rrëzoi pjesën më të madhe të raketave por disa prej tyre arritën të godisnin një qëndër kërkimore në Barzeh e cila përmbante laboratorë dhe një qendër mësimi, por që SHBA pretendonte se ishte një objekt kërkimor për armët kimike.

Ora 09:28
Sulmet e SHBA me raketa, mediat siriane: Tre civilë të plagosur

Vëmendja e të gjithë botës është në Siri, pas nisjes së sulmeve me raketa nga SHBA, Franca dhe Britania e Madhe. Bombardimet nisën gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune. Objektivi i sulmeve ishin bazat kryesore të prodhimit të lëndëve kimike në Damask. 

Ndërkohë, Agjencia shtetërore e lajmeve të Sirisë, ‘Sana’, njofton se raketat goditën një bazë ushtarake në provincën Homs, ndërsa u plagosën tre civilë 

Sipas tv shtetërore, nga sulmet ajrore janë shkaktuar vetëm dëme materiale në degën e Qendrën e Kërkimeve dhe Studimeve Shkencore në veri të Damaskut, në Barzeh.

Ora 08:19
Ministrja franceze jap detaje rreth në sulmeve të raketave në Siri

Pas nisjes së sulmeve në Siri, Franca i'u bashkua aleatëve të saj, SHBA dhe Britanisë, Ministri i Jashtëm Jean-Yves Le Drian tha se sulmi ishte i ligjshëm dhe i justifikuar. Gjithashtu ministrja e Mbrojtjes Florence Parly tha se sulmi synonte qendrën kryesore të armëve kimike në Siri, si dhe dy zona të mëdha të përdorimit të armëve kimike.
Ajo gjithashtu tha se Rusia ishte paralajmëruar para sulmeve. Parly tha se Franca nuk ishte në kërkim të konfrontimit dhe nuk donte përshkallëzim ushtarak.

Ora 08:03
VIDEO/Reagon Theresa May pas sulmit në Siri: S'kisha alternativë tjetër

Kryeministrja Britanike ka dhënë një deklaratë për popullin e saj dhe tregoi se si kishte dhënë urdhër që Forcat Britanike të sulmonin Sirinë, për ti dhënë fund përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Bashar Al Asad. May shtoi se kjo ishte e vetmja zgjidhje pasi nuk kishin lënë asnjë alternativë tjetër dhe këtë veprim e konsideron si mbrojtje e të drejtave kombëtare të Britanikëve.

Këtë mbrëmje urdhërova forcat e armatosura britanike për të ndërmarrë një aksion të përbashkët kundër caqeve të armëve kimike të regjimit sirian. Ne jemi bashkë në këtë luftë me aleatët tonë amerikan dhe francez. Në Douma, të shtunën e kaluar me armë kimike u vranë 75 njerëz, përfshirë fëmijë në një horror të paparë. Në fakt ky sulm nuk duhet ta befasojë askënd.

Kryeministrja britanike Theresa May

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 14/04/2018 09:29

    Putini te haje ate qe ben vete se ska b..te matet me SHBA dhe Europen.

    Përgjigju
  • Albani: 14/04/2018 08:30

    Presidenti i SHBA ve Zoti Trump eshte lider i madhe boteror i ka gjitha tiparet e nji udheqesi te madhe amerikan. Zoti e bekoft Presidentin Trump dhe piåullin amerikan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë