SHBA, dënohet me 10 vite burg
shqiptari, lidhje me “Cosa Nostra-n”

SHBA, dënohet me 10 vite burg<br />shqiptari, lidhje me “Cosa Nostra-n”
NJU JORK - Shqiptari Afrim Kupa, kreu i një organizate të trafikut të lëndëve narkotike, është dënuar me 10 vite burg nga një gjykatë Nju Jork për grabitjen e një banke.

Kupa njihej për lidhjet e tij me krerët e  krimit të familjes mafioze Gambino dhe me kreun e klubit “King Club”, Kris Paçiello. Vendimi është dhënë dy ditë më (26 shtator 2013)parë nga një gjykatë në State Island.

Kupa u arrestua bashkë me gangesterin Xhuzepe Skalafani, anëtar i organizatës mafioze të “Cosa Nostras”, Gambino. Vënia e tyre në pranga u bë në vitin 2011, për akuza të trafikut të lëndëve narkotike, si kokainë dhe kanabis sativa, shkruan gazeta Nju Jork Post.

Dënimi prej 10 vitesh u dha për grabitjen e një banke në Nju Jork, nga ana e Kupës dhe anëtarëve të bandës së tij. Kupa kishte kishte hapur një vrime në çatinë dhe kishte bërë të mundur vjedhjen e gati 250 mijë dollarëve.

Ai veç si trafikant, njihej edhe si hajdut profesionit, pasi veç bankës kishte grabitur banesa të shumta. Gjatë arrestimit të Afrim Kupës, policia kishte gjetur një shumë prej 300 mijë dollarësh në banesën e tij.
 
Redaksia
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lexuar çdo gjë nga Kadare', Preç Zogaj në 'Frontline Interview': Nobelin e meritonte! Ka pasur ëndërr Shqipërinë e Madhe, e vetmja opozitë në diktaturë

'Kam lexuar çdo gjë nga Kadare', Preç Zogaj në 'Frontline Interview': Nobelin e meritonte! Ka pasur ëndërr Shqipërinë e Madhe, e vetmja opozitë në diktaturë