Presidenti amerikan Barak Obama, ka urdhëruar dërgimin e 450 trupave amerikane në Irak për të këshilluar dhe ndihmuar forcat lokale, në përpjekje për pasur sa më shumë trupa yë përgatitur në luftë ndaj Shtetit Islamik (ISIS).
Sipas planit, Shtetet e Bashkuara do të hapin një vend trajnimi të pestë në Irak, me qëllim të integrimit të forcave irakiane të sigurisë dhe luftëtarëve suni. Objektivi i menjëhershëm i forcave është rimarrja e qytetit të Ramadit, qytet ky i konfiskuar nga ISIS muajin e kaluar.
Obama e mori vendimin me kërkesën e bërë nga kryeministri aktual i Irakut Haider al-Abadi, duke u këshilluar edhe nga udhëheqësit e Pentagonit. Trupat amerikane nuk do të përdoren për tu hedhur në luftë, por kanë qëllim trajnimin e forcave irakene.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com