SHBA dërgon luftanije, aeroplanmbajtësen Ford dhe avionë ushtarakë më pranë Izraelit pas sulmit të Hamasit

SHBA dërgon luftanije, aeroplanmbajtësen Ford dhe avionë ushtarakë më pranë Izraelit pas sulmit të Hamasit

1696785068_iz.jpg

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë anije, aeroplan mbajtëse dhe avionë ushtarakë më pranë Izraelit në Mesdheun Lindor në një demonstrim mbështetjeje pas sulmit të Hamasit, tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Gjithashtu do t'i japë Izraelit pajisje dhe municione shtesë. Kjo vjen pas sulmit të Hamasit në Izraelin jugor, të cilin Presidenti Biden e quajti një "sulm të paprecedentë dhe të tmerrshëm". SHBA gjithashtu po punonte për të verifikuar nëse qytetarët e saj janë mes të vrarëve apo personave të zënë, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin tha se flotës së anijeve i është bashkuar edhe aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford e katër shkatërrues raketash dhe se do të dërgoheshin edhe avionë luftarakë amerikanë.

"Kam urdhëruar që aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford të vendoset në Mesdheun Lindor," tha ai në deklaratën e tij.

Sipas raportimeve të fundit, SHBA ka dërguar drejt Mesdheut Lindor në ndihmë të Izraelit një aeroplanmbajtëse USS Gerald R. Ford (CVN-78) si dhe anijet e tjera në Grupin Carrier Strike 12 që përfshin Cruiser të Klasit Ticonderoga USS Normandy (CG-60), si dhe shkatërruesit e klasit Arleigh Burke USS Ramage (DDG-61), USS McFaul (DDG-74) dhe USS Thomas Hudner (DDG-116).

Ndihma e mëtejshme ushtarake për Izraelin do të dërgohet në ditët në vijim, tha Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se SHBA po punon për të siguruar që armiqtë e Izraelit të mos përpiqen të përfitojnë nga situata, citon BBC. 

Ata thanë se ka për qëllim që tu shkohet për ndihmë evakuimit të mundshëm të qytetarëve amerikanë nga Izraeli nëse do ishte e nevojshme, thuhej në një postim në X (ish-Twitter)


Lajmi kryesor:

Izraeli shpall gjendjen e luftës, e drejton Netanyahu! 700 të vrarë! SHBA i dërgon luftanije! Avionët bombardojnë Gazën, tanket në kufi! Amerikanë e gjermanë mes pengjeve të Hamasit


S.S/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Paradite futbollit, pasdite trajner! Granit Xhaka nis detyrën e re

Paradite futbollit, pasdite trajner! Granit Xhaka nis detyrën e re