Janë nënshkruar në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës dy marrëveshje mirëkuptimi në mes të SHBA-së dhe Kosovës të cilat kanë të bëjnë me fushën e parandalimit të përhapjes së shkatërrimit në masë dhe një memorandum sa I përket shërbimit arsimor. Nënshkrimi u bë nga ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj .

“Kjo është një shenjë e pjekurisë së marrëdhënieve tona dhe mbështetjes sonë të përbashkët. Këto dy marrëveshje janë indikacione jo vetëm të marrëdhënieve të shenjta,por të marrëdhënieve në rritje mes Kosovës dhe SHBA-ve.” tha ambasadori Dell.

Edhe Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj nënshkrimin e këtyre dy marrëveshjeve i ka cilësuar si shumë të rëndësishme për vendin duke thënë këto ato nxisin bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve. 

"Marrëveshja në fushën e parandalimit të përhapjes së shkatërrimit në masë do të rrisë profesionalizmin e zyrtarëve kufitarë dhe ka për qëllim forcimin e kapaciteteve për kontroll efikas të kufijve" tha Hoxhaj ku sipas tij marrëveshja për shërbimet arsimore ka për qëllim rritjen e kapaciteve të kuadrove arsimore në Kosovë dhe mundësinë e studimit në SHBA për studentët e Kosovës. 
/rg/shqiptarja.com/