Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kuba do të rihapin ambasadat në vendet respektive për herë të parë pas pesë dekadash. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve u ndërprenë në vitin 1961, ndërkohë që SHBA vendosën dhe një embargo tregtare ndaj ishullit.
Të dy vendet vendosën të normalizonin marrëdhëniet diplomatike në fund të vitit 2014 dhe rihapja e ambasadave shihet si një hap më tutje drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve diplomatike. Që nga vitit 1977, SHBA dhe Kuba kanë zhvilluar misione diplomatike në kryeqytetet e njëri-tjetrit nën mbrojtjen ligjore të shtetit të Zvicrës.
Ende nuk është e përcaktuar se kur do të hapen ambasadat, por rrjeti britanik BBC thotë se mund të jetë në mesin e muajit korrik. Në prill të këtij vitit, presidenti Obama dhe ai kuban, Raul Kastro u takuan për here të pare pas pesëdhjetë vjetësh në një takim të këtij niveli mes dy vendeve.
Një muaj më vonë, SHBA e hoqën Kubën nga lista e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin. Shtetet e Bashkuara ndërprenë marrëdhëniet me Kubën pas revolucionit komunist të udhëhequr nga Fidel Kastro.
Redaksia online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO