SHBA, dhuratë shqiptarëve në 100-vjetorin e marrëdhënieve dypalëshe, nga sot viza deri në 10 vite! Ambasada: Aplikantja e parë e mori! Rama: Bashkëpunimi ynë intensifikohet

SHBA, dhuratë shqiptarëve në 100-vjetorin e marrëdhënieve dypalëshe, nga sot viza deri në 10 vite! Ambasada: Aplikantja e parë e mori! Rama: Bashkëpunimi ynë intensifikohet

Yuri Kim dhe aplikantja e parë që përfitoi vizën e parë 10-vjeçare

Jo më 3 vite por plot 10 vite do të jetë e vlefshme një vizë amerikane turistike apo biznese që shqiptarët do të marrin duke filluar nga sot. 1 prillit për të vizituar SHBA-të. Lajmi u dha pak ditë më parë nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim , teksa aplikantja e parë përfitoi sot.

Në një postim në Facebook ambasada thotë se kush e merr sot një vizë do ta ketë të vlefshme deri në vitin 2032.

 “Sot mund të jetë 1 prill, por kjo nuk është shaka! 1 Prilli shënon ditën e parë të zgjatjes 10 vjeçare të vizave për shqiptarët të cilët marrin viza turistike dhe biznesi për në Shtetet e Bashkuara. Mëngjesin e sotëm, Ambasadorja Yuri Kim përshëndeti aplikanten shqiptare të cilës iu dha viza e parë amerikane e vlefshme për 10 vjet. Ambasadorja Kim e uroi atë dhe bisedoi mbi planet e udhëtimit të saj për në Shtetet e Bashkuara këtë verë. Siç njoftuam këtë javë, vlefshmëria e vizave për aplikantët shqiptarë të kualifikuar për viza të reja turistike dhe biznesi do të zgjatet nga 3 vjet në 10 vjet, gjë që do të thotë se vizat turistike dhe të biznesit të dhëna pas ditës së sotme, do të jenë të vlefshme për udhëtime deri në vitin 2032. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm ndërsa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, shkruan ambasada.

Lajmi është përshëndetur edhe nga Kryeministri Rama.

“LAJM I BUKUR në 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Rritet me 10 vjet e vlefshmëria e vizës amerikane të qytetarëve shqiptarë, si shprehje kuptimplotë e rritjes së shumëfishtë të bashkëpunimit pas firmosjes së Deklaratës së Partneritetit Strategjik gjatë mandatit tonë të parë qeverisës, si edhe rritjes së vazhdueshme të besimit e respektit ndërkombëtar tek Shqipëria, falë reformave shtetndërtuese e rezultateve domethënëse në një rrugë ndryshimi që vazhdon”, ka shkruar Rama.

Një vizë 10-vjeçare nuk do të thotë që ju mund të qëndroni në SHBA për 10 vite. Gjatë udhëtimit në SHBA me vizë turistike apo biznesi nuk mund të qëndroni më shumë se gjashtë muaj në një vit, në të kundër anulohet viza. Qëndrimi përtej afatit të lejuar është shkelje e ligjit të imigracionit të SHBA-së dhe mund t’ju bëjë ju të papranueshëm për vizë në të ardhmen.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/04/2022 02:09

    Nje sqarim per entuziastet e meposhtem.Vizat jane vetem per turizem dhe biznes.Nuk jane as viza emigracioni,as viza pune.Turizmi ne Amerike nuk eshte i lire,mund te vini te te afermit tuaj,por nese nuk keni njeri duhet t'a perballoni cdo gje vete,perfshi dhe largqofte ndonje emergjence mjekesore. Ju rekomandoj te merrni nje inshurence mjekesore per udhetare/vizitore te perkohshme.Vizat e biznesit e thone vete nga emri se cfare jane.Ju supozohet te filloni biznes,qe gjithashtu ka shpenzimet e rregullat e veta,nuk supozohet te vini dhe te kerkoni pune te zakonshme.Ne se vini me keto viza dhe ju kapin ne pune te zakoshme,ose aktivitete te tjera te kundraligjshme,jeni te djegur pergjithemone.Nese e respektoni afatin e vizes,llojin e saj dhe rregullat e vendit,kane per t'jua perseritur vizen pafundesisht.Gjithashtu aplikantet duhet te kene dokumente te rregullta,pra jo fallco,nuk duhet te kene patur probleme me ligjin,te kene te ardhura te mjaftueshme dhe hollesi te tjera.Po te jeni ne rregull me te gjitha kerkesat e rregullat e kerkuara,dera eshte e hapur.Mire se te vini ne Amerike!

    Përgjigju
  • Jari: 01/04/2022 17:45

    Po shyqyr, që të ikin edhe këta 500 000 veta dhe të ngelen vetëm pesionistët këtu.

    Përgjigju
  • Komentatori: 01/04/2022 16:15

    Si quhet kjo goca qe mori vizen?

    Përgjigju
  • Nje nga plazhi: 01/04/2022 14:40

    Po kritiket ketu,ku jane fshehur?

    Përgjigju
  • Neritan: 01/04/2022 14:32

    Ndersa lexoj komemtet qe ne nje "ze" te vetem tregojne per unitetin e forte Shqiperi-Amerike sidomos nen kujdesin e shokut Rama te vejn te qash dhe te qeshesh. Nuk ka nevoje per kaq servilizem madje deri ne kete pike te vejn per te vjelle. Po Kanadaja qe i leshonte vizat 10 vjecare ketu e 30 vjet me pare??? Apo na del jashte kuadri heroizmi i shokut Rama! Mire do ishte qe publiku te sqarohet qe ndersa eshte 10 vjet, viza nuk mund te kaloje afatin e skadimit te pasaportes. Pra realisht, vetem personat qe ne momentin e aplikimit do te kene nje pasaporte ne vlefshmeri 10 vjet do te marrin nje vize po 10 vjet. Tung

    Përgjigju
  • Hahaahahaha: 01/04/2022 13:57

    20 emra 1 komentus ahhahahahahahahahahahahah

    Përgjigju
    • Sonila: 01/04/2022 17:18

      Ka plas puna sot, gjithe portalet me sufllaqexhinjte patronazhiste duke komentuar..

  • faik: 01/04/2022 13:49

    viza amerikane 10 vjecare nje tjeter mundesi shume e mire per shqiptaret si vize turistike, nje mbeshtetje e madhe qe amerika i ben popullit tone , nje pune shume e mire e bere nga dy qeverit tona

    Përgjigju
    • Ashtu Eshte: 01/04/2022 14:05

      Investim i madh i SHBA ne Shqiperi. Më i madhi në rajon

  • BONA: 01/04/2022 13:48

    SUPER LAJM MARDHENIET ME JASHTE JANE NNJE PIKE E FORTE KU Z RAMA LA LOBUAR SHUME DENJESISHT SIDMOS NJE ALEANCE ME NJE SHQTET TE FUQISHEM SIE AMERIKA E MREKULLUESHME PER SHQIPTARET

    Përgjigju
  • toni: 01/04/2022 13:45

    amerika gjithmone do jete aleati jone me i rendesishem dhe populli jone esht krah popujve perendimor u cdo dite e me shume po perparojme ,

    Përgjigju
  • Elton: 01/04/2022 13:45

    Me ramen ne krye marrdheniet shqiperi amerike jane forcuar dhe jane shume here me te mira. Ja nje nga frytet e punes: viza 10 vjecare bravo

    Përgjigju
  • Zyber Hima: 01/04/2022 13:45

    100 vite mardhenje! E mrekullueshme.

    Përgjigju
  • Tritan: 01/04/2022 13:44

    Marredhenia e mire me ameriken eshte gjithmone plus i madh per shtetin,bravo qeverise.

    Përgjigju
  • Alboz: 01/04/2022 13:44

    Sa keq qe se merr dot sali berisha se ai eshte non grata fare bababaababbaba

    Përgjigju
  • Amela: 01/04/2022 13:44

    Miqesia Shqipt❤️ro Amerik❤️ne po rritet dita dites

    Përgjigju
  • Avni: 01/04/2022 13:44

    Super bashkepunim mes dy shteteve dhe nje miqesi qe duhet te vazhdoj dhe nje mundesi shume e mire per cdo te ri qe te marri me te miren nga amerika dhe ti implementoje ne vendin tone. ????????

    Përgjigju
  • Arlind: 01/04/2022 13:43

    partneriteti midis dy shteteve eshte nje gje shume e rendesishme dhe viza amerikane per 10 vite eshte nje mundesi me shume per popullin tone, nje super arritje

    Përgjigju
  • Alesio: 01/04/2022 13:43

    Marrdheniet e mira mes shba dhe shqiperise jane shume te rendesishme ja dhe nje nga arssyet pse. Viza u be 10 vjecare. Faleminderit qeverise

    Përgjigju
  • Goni: 01/04/2022 13:43

    Bravo i qofte se vetem gjate qeverisjes se edi rames po shofim ndryshime e risi , kjo visa eshte super ihere 10 vite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët