SHBA dhuron 1 mln dollarë pajisje mjekësore kundër COVID-19 për spitalin ‘Nënë Tereza’, Yuri Kim: Ju ishit me ne dhe ne jemi me ju! Manastirliu: Mbështetje në një kohë të pazakontë

1 milionë dollarë pajisje mjekësore kundër COVID-19 i janë shtuar Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza si dhuratë nga populli amerikan. Ishte Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e cila ka mbajtur ditën e sotme një ceremoni ku e pranishme ka qenë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. 

Këto pajisje janë financuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara dhe përfshijnë shtretër spitalorë, dyshekë për repartin e reanimacionit, respiratorë, aparat grafie, aparate me ultratinguj dhe pajisje mbrojtëse.

Në fjalën e saj Yuri Kim është shprehur se populli amerikan përkujdeset për popullin shqiptar. Kim ka përmendur edhe shprehjen e Sekretarit amerikan Baker kur ka qenë shumë vite më parë në Shqipëri duke thënë se kur ju ishit me ne dhe ne jemi me ju, duke nënkuptuar kështu marrëdhëniet e mira Shqipëri-SHBA.

“Kur dikush të hapë atë frigorifer për të marrë një dozë vaksine, kur një pacient të shtrihet në një prej atyre krevatëve, kur një ekspert të lexojë një prej atyre ekranëve, shpresoj të kujtohen thellë në zemrat e tyre, se populli amerikan përkujdeset. Ne përkujdesemi shumë për popullin shqiptar. Dhe ashtu siç ka thënë edhe Sekretari Baker kur ishte këtu shumë vite më parë, ‘ju ishit me ne dhe ne jemi me ju”, shkruan Ambasada e SHBA në Tiranë.

Për ministren Manastirliu kjo është një ndihmë në një kohë totalisht të pazakontë. Manastriliu shtoi se falë ndihmës së mjekëve dhe infermierëve ia kemi dalë që t’i përgjigjjemi situasë së krijuar nga koronavirusi.

 “Dua të falenderoj të gjithë ata që na kanë qëndruar pranë, siç është populli amerikan, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë vendet të cilat na kanë mbështetur dhe  kanë treguar solidaritetin e tyre, në një kohë totalisht të pazakontë. Përpjekjet tona përgjatë këtyre 15 muajve kanë qenë shumëplanëshe, ja kemi dalë që t’i përgjigjemi situatës duke punuar për të forcuar të gjithë nivelet e sistemit tonë shëndetësor, duke filluar me rritjen e kapaciteteve laboratorike, duke synuar për të krijuar një rrjet të survejancës dhe të izolimit të rasteve, me qëllim kufizimin e përhapjes së infeksionit; kemi ndërtuar kapacietete të reja spitalore për t’iu përgjigjur situatës dhe për të mos lënë asnjë qytetar pa shërbim. Dhe ia kemi dalë, falë angazhimit të mjekëve dhe infermierëve, të cilët për asnjë moment të vështirë nuk u dorëzuan”, u shpreh Manastirliu.

Ndërkaq, Manastriliu foli edhe për vendimin e Bashkimit Europian për heqjen e kufizimeve për udhëtimin e qytetarëve nga Shqipëria, e cila e konsideroi një lajm shumë të mirë por duhet të kemi sërisht kujdes.

“Lajmi i mirë që kemi marrë sot është që Shqipëria së bashku me 8 vende të tjera jashtë Bashkimit Europian klasifikohet për heqjen e kufizimeve të udhëtimit për udhëtarët jashtë Bashkimit Europian. Dhe ky patjetër që është një lajm i mirë. Por duhet sërish të kemi kujdes dhe çfarë është e rëndësishme për ne si sistem shëndetësor është vijimi i mbajtjes në gatishmëri i të gjithë sistemit”, tha Manastirliu.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bona: 17/06/2021 04:41

    Interesant fakti qe shoqja Kim ne daljet publike me rast ndihmash nuk preferon kllounin Rama por klloneshat e tij, si kjo e Manastirllekut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri