UASHINGTON, 7 dhjetor /ATSH-AFP/ - Pentagoni njoftoi sot se gjashtë të burgosur të Guantanamos, katër sirianë, një palestinez dhe një tunizian, u transferuan në Uruguai nga burgu ushtarak amerikan ku mebeten ende 136 persona.
Gjashtë të burgosurit, që sapo kishin marrë miratimin për transferim nga autoritetet amerikane, u larguan sot nga baza e Guantanamos, që nodhet në Kuba, me një avion të "US Air Force", njoftoi një zëdhënës i pentagonit, Myles Caggins.
Mbeten ende 136 të burgosur në Guantanamo, ku shumica nuk janë dënuar as gjykuar. 66 prej tyre janë dekretuar të lirë nga administrata e George W. Bush-it dhe Barack Obama-s.
Ky transferim i ri vjen pas, pesë lirimesh në nëntor, kur Barack Obama u angazhua disa herë se do të mbyllë këtë qendër burgimi shumë të përfolur, para se të mbarojë mandatin e tij në janar 2017.
Mes gjashtë të burgosurve, figuron siriani, Jihad Diyab, që kishte mbajtur një grevë urie dhe i kishte kërkuar drejtësisë amerikane të urdhërojë autoritetet e Guantanamos të pushojnë së e ushqyeri me forcë.
Qeverisë Obama iu kërkua nga një gjykatë federale në Uashington për të bërë publike regjistrimet video të ushqimit me forcë të Diyab-it, që deri sot kanë qenë konfidenciale, por autoritetet amerikane nuk e pranojnë këtë publikim dhe synojnë të bëjnë apel./
/G.S/










