Sot është dita e dytë e gjyqit civil të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ku po përballet me akuzën e shpifjes nga shkrimtarja e Jean Carrol, e cila është shoqëruar me debate të zjarrta.
Avokatët e ish kreut të shtëpisë së bardhë thanë se shkrimtarja do të përfitojë nga “publiciteti” duke nisur një cështje ligjore kundër Trump. Ajo pretendon se në vitin 2019 reputacioni i saj u “shkatërrua” pasi akuzoi ish presidentin për sulm seksual, ngjarje kjo sipas saj ndodhur në vitin 1990.
Gjyqtarja e seancës ka paralajmëruar Trump, se mund të përjashtohet nga gjyqi. Paralajmërimi sipas ekipit ligjor të shkrimtares erdhi pas sjelljes “arrogante” të ish presidentit amerikan.
Referuar deklaratës së avokateve të shkrimtares Trump ka bërtitur para jurisë kur Caroll ka qenë duke e dhënë dëshminë e saj, raporton newssky.
“Ai ka thënë: Është gjueti shtrigash, është mashtrim", deklaroi avokatja e Carrollit, jashtë gjykatës në Manhatan.
Proceset gjyqësore të Trumpit, penale dhe civile, janë kthyer në qendër të vëmendjes, për shkak të synimeve të tij për të fituar edhe një mandat presidencial.
Gara për shtëpinë e bardhë është “cenuar” më së shumti edhe nga vendimi i gjykatës së lartë në Kolorado edhe nga sekretarja e sekretares së shtetit Maine, për ta hequr Trump nga fleta e votimit.
Megjithatë një gjykatës në Maine njoftoi se do të presin vendimin e gjykatës supreme amerikane për ta konkretizuar vendimin. Kjo gjykate do të dëgjojë argumentet në çështjen e Kolorados më 8 shkurt.
Në Kolorado dhe Maine, primaret brenda kampit te republikaneve janë planifikuar për në 5 mars.