Rusia po monitoron me kujdes çdo shkelje të mundshme të moratoriumit ndërkombëtar mbi testet bërthamore dhe do të veprojë në përputhje nëse ato ndodhin. Këtë e theksoi sot zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitri Peskov, gjatë një konference për shtyp, duke komentuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump dhe direktivën e tij ndaj Pentagonit për testimin e armëve bërthamore amerikane.
“Shtetet e Bashkuara janë një vend sovran, kanë të drejtë të marrin vendime sovrane,” – tha Peskov. “Por dua të kujtoj deklaratën e presidentit Vladimir Putin, e përsëritur disa herë, sipas së cilës, nëse dikush e braktis moratoriumin, Rusia do të veprojë në përputhje me këtë.”
“Shpresojmë që, sa i përket testeve të Burevestnik dhe Poseidon, informacionet t’i jenë transmetuar saktë presidentit Trump. Në kuptimin që këto në asnjë mënyrë nuk mund të interpretohen si teste bërthamore,” – deklaroi zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Kremlini: Nuk ka garë të re armatimesh! Përgjigjemi nëse SHBA shkel moratoriumin për testet bërthamore











