SHBA, Donald Trump i shpall luftë cigareve elektronike

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se administrata e tij do të ndalojë shitjen e aromave të duhanit. Reagimi vjen pas të paktën 450 rasteve të dyshuara të sëmundjes së mushkërive dhe 5 vdekjeve të dyshimta që janë raportuar në SHBA në javët e fundit, të shkaktuara nga tymosja e cigareve elektronike.

“Është diçka potencialisht e rrezikshme. Ka pasur vdekje dhe shumë probleme të tjera. Njerëzit mendojnë se cigaret elektronike nuk dëmtojnë, por nuk është e vërtetë dhe madje ato krijojnë probleme dhe te të miturit" – tha Trump para gazetarëve.

Cigaret elektronike shpesh përdoren nga fëmijët në SHBA sepse ato konsiderohen më pak të dëmshme sesa duhani.

Duke folur me ekspertët Trump tha se cigaret elektronike janë problem i shëndetit publik dhe se ekzistojnë disa sëmundje që lidhen me përdorimin e tyre.

Sipas New York Times, në muajt e fundit në Shtetet e Bashkuara, dhjetëra njerëz që përdorin cigare elektronike janë shtruar në spital me probleme të frymëmarrjes, që në disa raste kanë rezultuar shumë serioze.

Mjekët po luftojnë për të nxjerrë një diagnozë, për shkak të pamundësisë së rindërtimit të saktë të natyrës së substancave thithëse.

New York Times shpjegon se problemet e mushkrive prekin kryesisht personat midis 20 dhe 30 vjeç, të cilët paraqiten në klinika dhe spitale me simptoma të tilla si vështirësi në frymëmarrje, marrje mendsh, të vjella dhe ndjesi të rraskapitjes. Për disa prej tyre është e nevojshme të qëndrojnë nën kujdes intensiv, me terapi që mund të zgjasin me javë.

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Mjekësisë, një nga agjencitë më të rëndësishme shëndetësore në Shtetet e Bashkuara, përmes një deklarate, iu ka kërkuar konsumatorëve të mos konsumojnë blejnë produkte jozyrtare për cigaret elektronike si dhe i ka kërkuar kompanive prodhuese të modifikojnë ampulat që përmbajnë substancat tymosëse, në mënyrë që të shmangen rreziqet shëndetësore.

Cigaret elektronike përmbajnë një ampulë të vogël, e cila duke u ngrohur çliron tym, i cili më pas thithet nga konsumuesi.

Procesi shmang shfaqjen e djegies së substancave, siç ndodh me duhanin në cigare tradicionale, duke zvogëluar kështu sasinë e kancerogjenëve thithës.

Në përgjithësi, pirja e cigareve elektronike konsiderohet më pak e rrezikshme për shëndetin, por prapë konsumimi i tyre ka rreziqe dhe efekte të dëmshme shëndetësore, që nga ana e mjeksisë ende mbeten mister.

Numri në rritje i njerëzve që janë ndjerë të sëmurë pas përdorimit të cigareve elektronike, për mjekët, duhet kërkuar te substancat brenda ampulave, të cilat çojnë në sëmundje pulmonare.

Nga ekzaminimet klinike, mushkëritë e pacientëve paraqiten me karakteristika të ngjashme me ato të infeksioneve virale dhe pneumonisë bakteriale, por pa praninë e viruseve ose infeksioneve të baktereve

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale