SHBA - Nga shtetet e Bashkuara të Amerikës vijnë dorezat për çiklistë të pajisura me sinjale, si ato të automjeteve.

Këto doreza, janë të kijuara nga një ish inxhenier i motorit të kërkimit Google, i cili kërkon investitorë për t`i hedhur në treg. 

Këto doreza janë realizuar me qëllimin që ndërkohë që ngasim biçikletën të mos ngremë vetëm dorën për të dhënë shenjë se po kthehemi, por mjafton të vëmë në dukje sinjalin që ndodhet tek këto doreza. 

Programuesi amerikan që e ka krijuar këtë ide, quhet Zach Vorhies dhe jeton në San Francisco. Përdorimi i këtyre dorezave është fare i thjeshtë, mjafton të takojmë gishtin e madh të dorës me gishtin tregues dhe sinjali do të ndizet duke pulsuar, gjithashtu është e mundur edhe të rregullohet intensiteti i dritës, sipas rrethanave. 

doreza me sinjale per ciklisten

Redaksia Online
(Elvana Bilali/a.ç/shqiptarja.com)