AFGANISTAN - Tërhiqet pjesa e fundit e kontigjentit prej 33 mijë ushtarësh shtesë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin dërguar në Afganistan tre vite më parë.
Ata kishin si mision neutralizimin e talebanëve dhe krijimin e kushteve të nevojshme që forcat qeveritare afgane të marrin në dorë sigurinë e vendit të tyre. Mbetet ende një numër i konsiderueshëm efektivësh në Afganistan ndonëse prej muajsh sulmet vrasëse me autorë policët afganë janë shtuar.
Sekretari amerikan për mbrojtjen Leon Panetta deklaroi tërheqjen e trupave duke pohuar se është përmbushur një objektiv i rëndësishëm. Ai insistoi se dy qëllimet që kishin trupat janë përmbushur si në raport me shtytjen e talebanëve ashtu edhe me shkatërrimin e lidhjeve të tyre me al-Qaedan.
Periudha tranzitore e kalimit të kontrollit tek forcat e sigurisë afgane është parashikuar të përmbyllet në fund të vitit 2014.
(dm/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com