SHBA, e ashpër me Qeverinë
Korrupsion kudo, KQZ partiake

SHBA, e ashpër me Qeverinë<br />Korrupsion kudo, KQZ partiake
SHBA - Shtetet e Bashkuara fshikullojnë fort, Shqipërinë për shkeljen e të drejtave të njeriut, korrupsionin e thellë, vrasjet politike, KQZ-në thellësisht politike etj. Raporti i të Drejtave të Njeriut në 2012 është prezantuar direkt nga Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerry dhe është publikuar në faqen zyrtare të DASH. 

"Korrupsioni i kudogjendur në të gjitha degët e qeverisjes, e sidomos në sistemin e drejtësisë, mbeti një problem serioz" është shprehja që spikat në raportin prej 27 faqesh, kushtuar Shqipërisë.

Aty përmendet edhe vrasja e katër protestuesve në janar të 2011-ës. Në të flitet edhe për rastet e gjakmarrjes, problemet serioze në burgje, vrasjet e grave dhe fëmijëve etj. "Në janar 2011, pas vrasjes së katër protestuesve gjatë një demonstrate para zyrës së Kryeministrit, autoritetet arrestuan Komandantin e Gardës Ndrea Prendi i akuzuar për vrasje,  arrestuan shoferin e tij, Margarit Kume dhe Armando Kasajn, i cili ka punuar në zyrën e informatikës e Kryeministrit informacion zyra, nën akuzat për pengim të drejtësisë. Më 26 korrik, gjykata e liroi nga akuzat, Kasajn. Gjyqet kundër të dyshuarve të tjerë vazhduan deri në fund të vitit".

Në raportin për mediat, sillet si shembull rasti i së përditshmes "Shqiptarja.com", e cila u sulmua nga zyra e taksave të Bashkisë së Tiranës pas akuzave që i bëri praktikave abuzive dhe korruptive të kryebashkiakut Lulzim Basha dhe aferave të familjarëve të tij.

"Korrupsioni i kudogjendur në të gjitha degët e qeverisjes, e sidomos në sistemin e drejtësisë, mbeti një problem serioz", - thuhet në raport. - "Axhenda e reformave, në veçanti lufta kundër korrupsionit, faktikisht ngeci teksa partitë politike e zhvendosën vëmendjen e tyre tek zgjedhjet kombëtare të vitit 2013.

Institucione shtetërore thellësisht partiake, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, minuan të drejtat e qytetarëve për të sfiduar drejtpërdrejt ligjet dhe për të marrë pjesë plotësisht në qeverisjen e tyre.

Konsolidimi i vazhdueshem i pushtetit në duart e partisë në pushtet gërryejti më tej besimin publik në pavarësinë e institucioneve të vendit.

Mënjanimi dhe abuzimi i bashkësive rome dhe egjiptiano-ballkanike ishin probleme të rëndësishme të të drejtave të njeriut.

Probleme domethënëse ishin edhe rrahja nga policia dhe keqtrajtime të tjera të të dyshuarve gjatë ndalimit dhe marrjes në pyetje, hera-herës për
t’u nxjerrë rrëfime.

Probleme të tjera përfshinin dhunën në familje dhe diskriminimin kundër gruas, abuzimin e fëmijëve, si dhe diskriminimin mbi bazë orientimi seksual dhe identiteti gjinor. Vazhduan të raportoheshin raste të trafikimit të personave.

Përpjekjet e qeverisë për të ndjekur penalisht zyrtarët që kryenin abuzime ishin sporadike dhe jokonseguente.

Shumë zyrtarë të qeverisë dhe politikanë në përgjithësi, ashtu si dhe gjykatës, gëzonin imunitet nga ndjekja penale, dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ia dilnin të shmangnin ndjekjen penale.

Disa zyrtarë të niveleve më të ulëta u ndëshkuan për abuzime.

Disa zyrtarë të qeverisë që ishin të implikuar qartësisht në raste abuzimesh u lëvizën dhe iu dhanë poste të tjera në qeverisje pa ndonjë ndëshkim.

A) PRIVIMI ARBITRAR OSE I PALIGJSHEM I JETES

Qeveria shqiptare ka bashkëpunuar me hetimin Task force" e BE-së për dyshimet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbajti në paraburgim në vend të "të burgosurve të luftës", civilë nga Kosova, në kushte çnjerëzore dhe më pas i ka vrarë në mes të korrikut të vitit 1999 dhe mesit të 2000. Një numër i personave të vrarë dyshohet se janë mbajtur në lokacione të përkohshme në Bicaq, Burrel, Rripe dhe Fushë-Krujë, dhe thuhet se u ishin hequr organe dhe trafikuar jashtë vendit. Qeveria shprehu publikisht gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me hetimin në këto dhe krime të tjera të dyshuara. Hetimet vazhduan deri në fund të vitit.

Në janar 2011, pas vrasjes së katër protestuesve gjatë një demonstrate para zyrës së Kryeministrit, autoritetet arrestuan Komandantin e Gardës Ndrea Prendi i akuzuar për vrasje,  arrestuan shoferin e tij, Margarit Kume dhe Armando Kasajn, i cili ka punuar në zyrën e informatikës e Kryeministrit informacion zyra, nën akuzat për pengim të drejtësisë. Më 26 korrik, gjykata e liroi nga akuzat, Kasajn. Gjyqet kundër të dyshuarve të tjerë vazhduan deri në fund të vitit.

Incidentet e vrasjeve shoqërore, duke përfshirë edhe "gjakmarrjen" dhe vrasjet hakmarrëse, u rritën gjatë vitit. Vrasje e tilla nganjëherë përfshijnë bandat kriminale. Edhe pse e kahershme, traditat që rrethojnë gjakmarrjen ndalojnë vrasjen e fëmijëve ose grave. OJQ-të raportuan disa raste ku kryerësit vinin të mitur në shënjestër, me dashje, ose gra. Komiteti i Pajtimit Kombëtar (QKR), pohoi se numri i grave të vrara për motive gjakmarrjeje sihte 10 herë më i lartë se sa në ndonjë nga 20 vitet e fundit. Avokati i popullit raportoi disa raste në të cilat autoritetet refuzuan për të mbrojtur familjet ose për të parandaluar vrasje nga gjakmarrja. Komiteti i Helsinkit Shqipëria raportoi se traditat joligjore (Kanuni)  shpesh ishin keqinterpretuar qëllimisht për të justifikuar hakmarrje apo vrasje shoqërore.

Më 14 qershor, Maria Qukaj, një 17-vjeçare nga Shkodra dhe gjyshi i saj, Kolë Qukaj, u qëlluan dhe u vranë pranë shtëpisë së tyre nga dy vëllezër, si pjesë e një gjakmarrjeje të vazhdueshme midis dy familjeve për ujë. Disa nga fqinjët dhe aktivistët pretendonin se autoritetet ishin në dijeni të kërcënimit që vinte nga gjakmarrja dhe nuk pranuan që të ndërhyjnë.

QKR ka raportuar 152 vrasje nga gjakmarrja gjatë vitit. Rastet e gjakmarrjeve janë gjykuar nga gjykatat e rretheve. Ligji ndëshkon vrasjen me paramendim, kur kryhet për hakmarrje apo gjakmarrje, me 20 vjet burg ose burgim të përjetshëm", thuhet në raport.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë