Peter Doyle në një letër drejtuar bordit ekzekutiv të FMN-së, thotë se donte të shpjegonte dorëheqjen e tij pas 20 vitesh.
Doyle ish-zëdhënës i Departamentit Evropian të FMN-së, i cili po udhëheq programet për të shpëtuar Greqinë, Portugalinë dhe Irlandën ka thënë se “FMN ka dështuar në këto shtete me vonesat e Fondit në paralajmërimin për krizën financiare globale”.
Madje ekonomisti i lartë nuk kursen pakënaqësitë edhe ndaj shefes aktuale të FMN. Ai ka akuzuar Fondin Monetar Ndërkombëtar që ka zgjedhur drejtorë nëpër poste të ndryshme pa i merituar ato.
“Madje edhe Christine Legard nuk e di se si është këtu”, shkruan ai në letrën e tij.
Zoti Doyle e përfundon letrën duke thënë se “duhet të kujdesen për personat e aftë në FMN që të mos t’i humbasin edhe ata”.
Analistët e cilësojnë letrën e Peter Doyle, edhe pse të shkurtër, mjaft tronditëse.
(gm/shqiptarja.com)