SHBA, ekspertët: Lufta kundër
virusit të “ebolës” e vështirë

SHBA, ekspertët: Lufta kundër<br />virusit të “ebolës” e vështirë
SHBA - Një grup ndihmash mjekësore për trajtimin e viktimave të ebolës në Afrikën Perëndimore thotë se numri në rritje i zonave të prekura dhe fondet e kufizuara po e vështirësojnë luftën kundër epidemisë, e cila ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 700 njerëzve.
 
Organizata Mjekët pa Kufi thotë se gjendja në Liberi është "e rëndë" për shkak të mungesës së personelit dhe fondeve.
 
Organizata thotë se në masat kundër ebolës në Sierra Leone dhe Liberi ka pasur "mangësi të mëdha", ndërkohë që në Guine ka patur infeksione të reja.
 
Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe udhëheqësit e vendeve të prekura u takuan dje në Guine për të finalizuar një plan emergjent prej 100 milion dollarësh.
 
Shefja e Organizatës Margaret Chan tha se në rajon do të dërgohen qindra punonjës të tjerë të kujdesit shëndetësor. Ajo tha Guinea, Sierra Leone dhe Liberia kanë rënë dakord të dërgojnë forcat e sigurisë për të izoluar zonat rurale ku janë zbuluar shumica e rasteve të ebolës.
 
Sot, njëri nga dy amerikanët e infektuar me virusin e ebolës në Afrikë arriti në Shtetet e Bashkuara për kurim.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024