UASHINGTON, 17 shtator /ATSH-AFP/ - Fondi Monetar Ndërkombëtar theksoi sot se ishte i gatshëm të punonte me qeverinë e re greke kushdo qoftë rezultati i zgjedhjeve legjislative që do të zhvillohen të dielën, por refuzoi të japë detaje se kur do të vendosë të marrë pjesë apo jo në planin e tretë të ndihmës për vendin.
"Ne kemi punuar me qeverinë e përkohshme dhe do të punojmë me qeverinë kushdo qoftë rezultati", deklaroi sot Gerry Rice, zëdhënësi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në një konferencë shtypi.
Tre ditë nga zgjedhjet legjislative, partia Demokracia e Re është shumë ngushtë në sondazhe me Syrizan, formacioni kundër masave shtrënguese ë rezultat të ngushtë.
"Ne duhet të respektojmë atë që ndodh këtë fundjavë dhe avantazhet e qeverisë greke dhe atë që dëshiron të bëjë", shtoi zëdhënësi i FMN-së që mori pjesë në dy planet ndërkombëtare të shpëtimit të Greqisë që prej vitit 2010.
Zëdhënësi i FMN-së refuzoi të jepte detaje se kur FMN do të vendoste ose jo të merrte pjesë në planin e tretë të shpëtimit me vlerë prej 86 miliardë eurosh që evropianët miratuan më 14 gusht./
/ec/