UASHINGTON, 11 dhjetor /ATSH-AFP/ - FMN-ja i kërkoi sot vendeve donatore që të japin fonde shtesë për Ukrainën që është e kërcënuar nga një krizë e fotrë për shkak të peshës së madhe të borxhit të saj.
"Është e rëndësishme që komuniteti i donatorëve të mobilizohet dhe t'i japë para Ukrainës", vlerësoi FMN-ja. Ajo kishte ndihmuar në fillim të vitit në ngritjen e një programi të asistencës financiare prej 27 miliardë dollarësh pasi një kryengritje properëndimore rrëzoi regjimin prorus të presidentit Viktor Janukoviç.
Kjo shumë është e pamjaftueshme për të përballuar nevojat e vendit, që përballet me një kryengritje proruse në lindje, dhe FMN-ja vlerësoi së fundmi që Kievi do të ketë nevojë për 19 miliardë të tjera ndihmë nëse lufta vazhdon edhe në vitin 2015.
Kryeministri ukrainas Arseni Jatceniuk pohoi sot se Ukraina do të ketë nevojë për një konferencë ndërkombëtare të donatorëve për të evituar një mos pagim të borxhit, pavarësisht ndihmës së premtuar nga FMN-ja./
/G.S/