SHBA ka forcuar dje arsenalin e saj të sanksioneve kundër Koresë së Veriut si kundërpërgjigje ndaj sulmit kinebertik undër studios së kinemasë ”Sony Pictures”, pas publikimit të filmit "The Interview", ku vritet lideri i vendit komunist, Kim Jong.
 
“Sanksionet e reja, të marra kundër 10 zyrtarëve të regjimit dhe tre organizatave dhe ndërmarrjeve koreano-veriore, i kundërpërgjigjen provokimeve të shumta nga Pheniani dhe në mënyrë të veçantë sulmit të fundit kibernetik kundër kompanisë Sony Pictures”,-konfirmoi Thesari amerikan në një komunikatë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)