Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se ka sulmuar dy anije amerikane, tetë cisterna nafte dhe dhjetë mjete të tjera lundruese, në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve amerikane që dje goditën pesë cisterna nafte iraniane në Gjirin Persik.

“Në përgjigje të agresionit të forcave ushtarake amerikane, të cilat sulmuan pesë cisterna nafte iraniane në Gjirin Persik - thuhet në një komunikatë të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, - marina e Trupave të Gardës së Revolucionit Islamik ka vënë në shënjestër dy anije amerikane dhe tetë cisterna nafte, duke u shkaktuar atyre dëme të konsiderueshme. Janë goditur edhe dhjetë mjete të tjera lundruese”, tha garda në një deklaratë të shpërndarë.

Pasdaranët kanë deklaruar gjithashtu se kanë bombarduar një bazë ushtarake amerikane në Jordani.

Më herët forcat amerikane në rajon sulmuan për të shkatërruar disa 5 anije të Iranit.

Komanda qendrore amerikane në një deklaratë tha se anijet e shkatërruara u fundosën dhe iu bashkuan pjesës tjetër të marinës iraniane në fund të detit.

Sulmet ndikuan menjëherë tek çmimi karburanteve në bursa. Çmimet e naftës u sërish këtë mëngjes, me një fuçi nafte që u afrua në vlerën 100 dollarë.

Çmimi i një fuçie nafte Brent të Detit të Veriut, me dorëzim në nëntor, u rrit me 1,49%, duke arritur në 99,38 dollarë ndërsa të martën, ai kishte prekur nivelin 99,46 dollarë.