SHBA, gardiani i burgut
vret të burgosurin

SHBA - Një gardian burgu në Karolinën e Jugut i akuzuar për vrasjen e një të burgosuri u dënua me tre muaj burgim në burgun ku punonte.

Makreith Council u spall fajtor për vrasje pa dashje të një të burgosuri 40 vjeçar.

Pamjet filmike brenda burgut të Wake County tregojnë Council i cili përplas dy herë në tokë Shon Demetrius McClain, i cili vdiq 13 ditë më vonë nga plagët në kokë.

Council u shpreh se natën e incidentit ai ishte gardiani i vetëm në atë bllok me 55 të burgosur. Sipas tij, McClain filloi t’a provokonte pasi u nxit nga të tjerët, megjithëse vetëm Council e këshilloi të mos dëgjonte provokimet e shokëve të tij.

Disa të burgosur dëshmuan gjatë gjyqit se McClain, 60 kilogram ishte i pashpresë përballë Council i cili ka një peshë trupore prej rreth 145 kilogramësh.

Gjithsesi gjykata nuk mund të anashkalonte faktin se një person vdiq. Council u dënua me 1 deri në 2 vite burg për vrasje pa dashje, por ky vendim u pezullua dhe gardiani u dënua me vetëm 90 ditë burgim, pikërisht në burgun ku ai punonte. Council do të vuajë dhe 3 vite lirim me kusht.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së

Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së