SHBA janë gati të hapin një dialog me Rusinë rreth veprimeve ushtarake në Siri. Deklarata ka ardhur nga Sekretari Amerikan i Shtetit Xhon Kerri. Presidenti amerikan beson se një dialog në nivel ushtarak përbën një hap të rëndësishëm për të ndërmarrë theksoi Kerri duke shtruar se shpreson që kjo të ndodhë sa më parë. Për zyrtarin e lartë amerikan ky veprim përbën një hap të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës siriane. Kohët e fundit mes dy vendeve janë intensifikuar kontaktet për çështjen siriane.
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter në këtë kuadër ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus Sergei Shoigu ku kanë diskutuar mënyrat për të luftuar shtetin islamik ISIS që është kthyer tashmë në një rrezik mbarë global. Pavarësisht se administrata amerikane prej kohësh deklaron se presidenti sirian Bashar Al Asad, aleat i Moskës duhet të largohet, sekretari amerikan i shtetit Kerri së fundmi është treguar i hapur rreth mundësisë që ai të vijojë të mbetet në pushtet, të paktën edhe për një periudhë të shkurtër.
Fokusi ynë për momentin mbetet shkatërrimi i ISIS dhe arritja e një marrëveshje politike për Sirinë që nuk mendojmë se mund të arrihet me praninë për një kohë të gjatë të Asad por aktualisht jemi dukë kërkuar mënyrat për të gjetur një terren të përbashkët theksoi Kerri. Pa dyshim që për të gjetur një zgjidhje politike që përbën të vetmen rrugë për krizën siriane duhet folur me personat dhe gjetur terrenin i përbashkët.
Sekretari amerikan i Shtetit do te ketë takime intensive për situatën siriane ku fillimisht do të bisedojë me homologun britanik Filip Hamond dhe më pas do të shkojë në Gjermani për të diskutuar për krizën siriane dhe atë të refugjatëve. Disa ditë më parë edhe prestigjiozja amerikane New York Times kishte shkruar për një takim të mundshëm të presidentit amerikan Obama me homologun rus Putin për krizën siriane. Qëndrimi i Moskës mbi Sirisë ka qenë gjithnjë i qartë në mbështetje të regjimit të Asad si i vetmi aktor që mund të përballojë ISIS.
Ndërkohë Shtëpia e Bardhë deri tani ka insistuar mbi domosdoshmërinë e largimit të Asad si zgjidhje të problemit sirian. Por duket se rreziku ISIS mund të afrojë qëndrimet e SHBA dhe Rusisë në përpjekjet e përbashkëta për të luftuar shtetin islamik.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com