KALIFORNI- Një 34-vjeçar dyshohet të ketë gatuar qenin e së dashurës dhe t’ia ketë dhënë për të ngrënë kësaj të fundit. Gjithashtu mësohet se shtetasi amerikan më parë ka ushtruar dhe dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.

Ryan Watenpaugh, 34 vjeç, nga Palo Cedro, është arrestuar të enjten për ushtrim dhune, pengmarrje dhe për akte mizore ndaj kafshëve. Ish e dashura e Watenpaugh ka deklaruar në polici se ky i fundit e ka dhunuar shpesh herë gjatë periudhës që dilnin bashk. Gjithashtu herën e fundit të një prej këtyre akteve, kur është kthyer në shtëpinë e saj, e dashura e Watenpaugh ka vënë re se qenushi i saj nuk gjendej më.

Sipas policisë lokale, javën e kaluar, çifti kishte vendosur të pajtohej dhe Watenpaugh kishte gatuar për të dashurën e tij një vakt që kjo e fundit e konsumoi normalisht. Por ajo i ka treguar më vonë policisë se pasi kishin ngrënë bashkë, Watenpaugh i kishte shkruar një sms ku e pyeste seç shije kishte pasur qeni i saj. Jo vetëm kaq, i dyshuari kishte lënë mbetje të qenit dhe tek porta e ish të dashurës së tij.

Policia e ka arrestuar menjëherë të dyshuarin dhe gjatë kontrollit të bërë në banesën e tij ka arritur të sekuestroj dhe një automatik të tipit kallashnikov. 34-vjeçari Watenpaugh ndodhet aktualisht në paraburgim dhe për gjestet e rënda që ka kryer, nëse dëshiron të gjykohet në gjendje të lirë duhet të paguajë një garanci prej 250000 dollarë.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)