SHBA/ Gjykata e Lartë e Kolorados përjashton Trump nga zgjedhjet paraprake shtetërore, shkak roli në trazirat në Kapitol

SHBA/ Gjykata e Lartë e Kolorados përjashton Trump nga zgjedhjet paraprake shtetërore, shkak roli në trazirat në Kapitol

Donald Trump

Emri i Donald Trump nuk mund të shfaqet në fletën e votimit për zgjedhjet paraprake në shtetin e Kolorados më 5 mars për shkak të rolit të tij në trazirat e 6 janarit në ndërtesën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara nga mbështetësit e tij.

Është vendimi ‘shpërthyes’ i lëshuar nga Gjykata e Lartë e Kolorados, e cila premton të hapë një mosmarrëveshje ligjore që mund të paralizojë të gjithë procesin për zgjedhjen e banorit të ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë. Vendimi historik ka gjasa që të shkojë për shqyrtim në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara.

Seksioni 3 i Amendamentit të Katërmbëdhjetë të Kushtetutës së SHBA skualifikon nga zgjedhjet personat që kanë marrë pjesë në një kryengritje pasi janë betuar se do të respektojnë ligjin themelor të vendit duke marrë poste publike.

Mbi këtë bazë, muajt e fundit u hap një debat, në të cilin disa juristë argumentuan se autoritetet e pesëdhjetë shteteve individuale kishin fuqinë për të përjashtuar Trumpin nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale, sepse pasi kishin bërë betimin për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë më 6 janar, 2021 ai kishte marrë pjesë në përpjekjen për të përmbysur rendin kushtetues, duke inkurajuar mbështetësit e tij të demonstronin kundër Kongresit që po përgatitej të ratifikonte fitoren e Joe Biden.

Gjykata arriti në përfundimin se Kushtetuta amerikane e ndalon përfshirjen e emrit të kandidatit kryesor republikan në fletën e votimit në Kolorado për shkak të rolit të tij në nxitjen e dhunës kundër qeverisë amerikane.

“Nuk është e lehtë për ne që t’i marrim këto vendime”, shkruan katër gjyqtarët. “Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë dhe peshën e pyetjeve që shtrohen. Ne jemi gjithashtu të ndërgjegjshëm për detyrën tonë solemne për të zbatuar ligjin, pa frikë apo favore, dhe pa u ndikuar nga reagimi i publikut ndaj vendimeve që i kërkon ligji. Jemi gjithashtu të vetëdijshëm se gjendemi në një territor të paeksploruar dhe se ky rast paraqet disa çështje të përshtypjes së parë”.

Gjykata në Kolorado tha se vendimi do të jetë i pezulluar deri më 4 janar të vitit 2024, për të mundësuar apelimin e vendimit. Trump e quajti vendimin e gjykatës "të gabuar" dhe "jodemokratik" dhe tha se do ta apelonte.

“Gjykata e Lartë e Kolorados mori një vendim krejtësisht të gabuar dhe së shpejti do ta apelojmë në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara, si dhe njëkohësisht do të kërkojmë pezullimin e këtij vendimi thellësisht jodemokratik”, tha një zëdhënës nga fushata e Trump.

Një nga gjykatësit që votoi kundër vendimit, Carlos Samour, tha përmes një opinioni të gjatë se një padi nuk është një mekanizëm i drejtë në përcaktimin nëse zoti Trump kualifikohet të jetë në fletën e votimit, sepse i heq atij të drejtën për një proces të rregullt ligjor, duke theksuar se ai nuk është dënuar nga një juri për trazira.

“Edhe nëse jemi të bindur se një kandidat ka kryer akte të tmerrshme në të kaluarën - guxoj të them, i përfshirë në trazira - duhet të ketë një proces të rregullt procedural përpara se të mund ta shpallim atë individ të skualifikuar nga mbajtja e postit publik”, tha gjykatësi Samour.

Vendimi ka të bëjë vetëm me zgjedhjet paraprake republikane në atë shtet më 5 mars, por ka të ngjarë që të ndikojë përfundimisht edhe në statusin e Trump për zgjedhjet e përgjithshme presidenciale të 5 nëntorit 2024.

Sipas parashikimeve nga hulumtuesit jopartiakë të zgjedhjeve, shteti Kolorado është një bastion i demokratëve, që do të thotë se Presidenti Biden e ka të sigurt fitoren pavarësisht fatit të Trump.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 20/12/2023 08:59

    Mire ja bejne sespse nuk ka kuptim qe te lejosh dike qe ben thirrje per protesta me arme per te permbysur pushtetin te kandidoje per president.

    Përgjigju
    • Darvin: 20/12/2023 21:20

      Si edi rama kur ishte ne opizite ...nejse trump eshtepresidenti ardhshem usa ;)

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Debate te Komisioni i Sigurisë, Dogjani kërkon me ngulm fjalën! Nasip Naço: Pse ke frikë nga ministri

Debate te Komisioni i Sigurisë, Dogjani kërkon me ngulm fjalën! Nasip Naço: Pse ke frikë nga ministri