Google Earth 'gjen' trupin e njeriut të zhdukur 22 vite më parë

 Google Earth 'gjen' trupin e njeriut të zhdukur 22 vite më parë

Autoritetet policore në Florida, fal ‘ndihmës’ së Google, kanë gjetur skeletin e një personi të zhdukur në vitin 1997. Fotot që kanë ndihmuar autoritetet policore të identifikimin e William Moldt, ishin të shkrepura rreth 10 vjet më parë në Google Earth.

William Moldt ishte shpallur i zhdukur 20 vite më pare.

Ishte menaxheri i një agjencie imobiliare në Grand Isles, i cili bëri zbulimin ndërsa po shikonte disa foto të vjetra të zonës në Google Earth. Ai vuri re një makinë të zhytur në një pellg dhe menjëherë njoftoi autoritetet policore.

Pasi shkoi në vendin e treguar nga menaxheri, efektivët e policisë  tërhoqën mjetin nga uji dhe brenda tij gjetën dhe skeletin që më pas u identifikua se i përkiste William Moldt. 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni