Gazment Bardhi: PS dha legalizime në këmbim të votave! Rama dhe Balluku në krye të operacionit kriminal të vjedhjes së zgjedhjeve

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar PS-në se ka përdorur legalizimet në këmbim të votave. Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se e gjithë administrata publike u vu në funksion të PS për blere votash, ndërsa publikoi edhe disa biseda në rrjetin social Whatsapp, që sipas tij faktojnë skemën e blerjes së votave, duke legalizuar banesa në këmbim të votave.

Bardhi thotë se grupi i Whatsapp është hapur me urdhër të Belinda Ballukut dhe drejtohet nga Këshilltarja e saj në Kabinetin e Ministrit Laureta Omeri. Sipas tij, këto prova janë dorëzuar në Prokurori që më 12 prill, por se ende nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

"Provat që do të ekspozojmë sot faktojnë masakrën zgjedhore. Ato janë vënë në dispozicion të Prokurorisë prej datës 12 Prill dhe ajo deri në këtë moment nuk ka vepruar. Kjo që shikoni është grupi i ëhatsapp i hapur me urdhër të Belinda Ballukut dhe drejtuar nga Këshilltarja e saj në Kabinetin e Ministrit Laureta Omeri. Përmes këtij personi, Belinda Balluku ekzekuton skemën e blerjes së votave, duke legalizuar banesa në këmbim të votave.

Kjo bisedë në whatsapp fakton se për më shumë se 1 muaj administrate publike është vënë në funksion të blerjes së zgjedhjeve.  Provat tregojnë se si PS jep leje legalizimi në këmbim të votës.Në këtë bisedë ka detaje të ndërtesave dhe adresave përkatëse për të cilat shtabet elektorale të Partisë Socialiste urdhërojnë legalizimin e menjëhershëm para zgjedhjeve, në këmbim të votës. Aty dalin në pah hartat e banesave, emrat e punonjësve të administratës publike në vënë në shërbim të kësaj skeme kriminale të blerjes së votës, emrat e votuesve, por edhe shumë informacione të tjera. PD ka bërë kallzim kundër ministres Balluku dhe stafit të saj për krime elektorale, shpërdorim detyre dhe grup të strukturuar kriminal që prej datës 12 prill 2021. Prokuroria nuk ka bërë asgjë as për ta ndalur, as për ta parandaluar dhe as për ta ndëshkuar këtë skemë të pastër kriminale të blerjes së votës në këmbim të legalizimit të banesës", tha Bardhi.

Sipas Bardhit, në krye të "operacionit kriminal të vjedhjes së zgjedhjeve" janë kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku.

"Kjo është një provë flagrante që provon se si Edi Rama dhe Belinda Balluku janë në krye të operacionit kriminal të vjedhjes së zgjedhjeve, duke shkelur ligjin dhe duke përdorur burimet shtetërore për të deformuar vullnetin e qytetarëve dhe rezultatin e zgjedhjeve.

Të gjithë shqiptarët janë të vetëdijshëm se se si kanë vepruar Rama-Doshi dhe bandat e pushtetit për të vjedhur dhe blerë rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit. Të tjera fakte dhe të dhëna do të publikohen në ditët në vijim.

Deklaratat sa për të larë gojën se prokurorët duhet të hetojnë krimet zgjedhore nuk mjaftojnë. Sot Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtuesi i SPAK kanë përpara tyre një krim të dyfishtë, atë të vjedhjes së zgjedhjeve dhe atë të mosveprimit të organit të prokurorisë për të parandaluar e ndëshkuar krimet zgjedhore të provuara. Ky rast flagrant është një provë sesa të përkushtuar janë vërtetë këto organe për të përmbushur detyrën e tyre, siç pret opinion publik shqiptar dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

Një gjë është e sigurt. Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin e madh që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, që ta rrëzojmë regjimin Rama-Doshi", tha Bardhi.

Mesazhet e Whats app të publikuar anga Gazment Bardhi 

 

Padia e PD ndaj ministres Belinda Balluku

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:21
Gazment Bardhi: Balluku bleu vota me legalizimet, drejtësia duhet ta çojë pas hekurave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi akuzon ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun për blerje votash me anë të legalizimeve. Bardhi thotë se drejtuesja e shtabit elektoral, Laureta Omeri mblodhi të dhënat e banorëve të zonës elektorale të Ballukut që t’i kryenin legalizimet para zgjedhjeve. Sipas tij, zyrat e Kadastrës u vendosën në dispozicion të Ballukut për legalizime në masë deri të premten para zgjedhjeve. 

Reagimi i plotë:

Belinda Balluku mund të mashtrojë për 1 ditë, por nuk e mashtron dot SPAK, që ka në dorë provat e blerjes së votave përmes legalizimeve. Një drejtësi pa ndikim nga qeveria duhet ta çojë Belinda Ballukun pas hekurave të burgut.

Faktet janë kokëforta:

Shtabi elektoral i Belinda Ballukut, me në krye drejtuesen e shtabit, Laureta Omeri mbledhin të dhënat e banorëve të zonës elektorale të Belinda Balkukut për të kryer legalizimin para zgjedhjeve. Ky është përdorim i burimeve shtetërore për qëllime partiale dhe elektorale dhe ndëshkohet me burg.

Zyrat e Kadastrës janë vënë në dispozicion të shtabit elektoral të Belinda Ballukut për të bërë legalizime në masë deri të premten para zgjedhjeve.

Belinda Balluku nuk u shërben qytetarëve, por blen vota me legalizimet në kundërshtim me ligjin. Në 24 prill grupi i krijuar për legalizimet në Kombinat u shpërbë pa patur më interes për gjoja shërbimin ndaj qytetarëve.

Ky i Belinda Ballukut është një krim elektoral, që ka deformuar vullnetin e qytetarëve. Votat e blera edhe me mënyra të tjera nuk do ta shpëtojnë Belinda Balkukun nga drejtësia!

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Katnari: 01/05/2021 11:59

    Ore hajvan edhe sikur te jete e vertete kjo qe thua. Ti po kerkon qe te anullohen legalizimet se nuk te votuan ty. Ti po kerkon qe gjithe kjo torture per te legalizuar pronen, ta fillojne edhe nje here nga fillimi se nuk te votuan ty. Ti urrejtjen tende duhet ta nxjerresh kunder grupeve te gateshme qe formove dhe pagove, dhe nuk te vlejten per asgje.

    Përgjigju
  • Katnari: 01/05/2021 11:48

    Nuk ka asnje diskutim qe ka patur blerje te votes, keni plotesishte te drejte Z. Bardhi. Sikur mos te kishte patur asnje vote te blere ose te vjedhur, apo asnje qytetar te tmerruar nga grupet e gatshme, Rama do te kishte fituar mbi 90%. Ju edhe kur vidhni i bene nder Edi Rames.

    Përgjigju
  • Demokrati: 01/05/2021 11:44

    Belinda Balluku nuk u shërben qytetarëve, por blen vota me legalizimet në kundërshtim me ligjin. Po ata bandate armatosura qe organizuam ne, ishin ne perputhje me ligjin?

    Përgjigju
  • Rexhep KASAP Bule Leka [ kepi ]: 01/05/2021 08:47

    O gazmend ziu po vetëm duke lef ngelët mor burec. Po nuk e kuptoni që populli Shqiptar sju shef dot me sy mor dangall. Ju sa koh që keni shal ngjitmin në krye s'fitoni kurr mor tur.

    Përgjigju
  • Val: 01/05/2021 04:58

    Për kë e ke kur thua u vodhën votat? Pyete pak Salihanjin sa para ndau në Korçë te Gropa apo si njihet ndryshe Kulla e Hirit? Nuk fitonte dot Salihanji përpara të tjerëve pa paguar... U pa në lagjen 17 ditën e zgjedhjeve duke ndarë para ..

    Përgjigju
  • Mondi: 01/05/2021 00:51

    Z.hidherim bardhi ty mbas asaj qe bere ne elbasan sdo te shoh njeri me sy. Ti ke vetem ane te zeza. Ishe ne elbasan se po te ishe ne vlore ta kishin futur hurin ne b.....sic ja futem saliut ne 97.parti qurrashesh

    Përgjigju
    • Andi: 01/05/2021 11:51

      Hurin se prasin ja patem provuar shokut te tij para ca vitesh,

  • Endri: 30/04/2021 22:56

    Ke te drejte qe leh ti, se nuk te kane thirrur akoma ne prokurori per ngjarjen e Elbasanit.

    Përgjigju
  • Skandaloz: 30/04/2021 22:47

    Flet edhe ky qe me banden e tij vrau nje njeri dhe plagosi 4 veta ne mes te dites. Krimineli je ti

    Përgjigju
  • ramadoni: 30/04/2021 20:38

    Po a ka me hajdute e kriminele se ju te pd-se ne bote?!!....

    Përgjigju
  • Legalizimet: 30/04/2021 19:46

    Pse si bete ju legalizimet 2005-2013 bucko? Apo bete ato ndertimet imagjinare te pd-isteve. U tallet me djersen e shqiptareve, i nxitet te ndertonin pa leje e i late ne shtepi pa pronar. Beni durim edhe 4 vjet,e po,vazhduat me sherre gjoben e keni 2×4= 8 vjet,plako.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 30/04/2021 19:22

    Ka te drejte gazja. Qeveria, amministrata lokalle dhe qendrore 6 muaj para dhe 2 muaj pas zgjedhjeve ,duhet te nderpriste punen.Asnje vaksine, asnje mjekim antikovid dhe te tjerat, asnje ndertim nga demet e termetit.te gjithe ne shtepine .Gazja ishte i siguruar se è merr vaksinen ne vrimen e prapanices. TE TJERET? Jane te lire dhe te vdesin.Mjafton qe te fitonte PD.Ndaj zgjedhjet u vodhen.I vrari nga banda? Ishte per te mbrojtjen voten. ATA JANE HEROJ. Ndaj dhe gjukate i liroi. Sigurisht qe edhe ate trapa japin tjeter do ta lirojme. Drejtesia eshte jona

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion