Në 9 tetor të vitit 2008, Ambasada Amerikane në Tiranë, i raportonte Departamentit Amerikan i Shtetit, se, Greqia po i bënte presion Shqipërisë, që të pranonte kërkesat e saj për ngritjen e varrezave greke në Shqipëri dhe marrëveshjen e detit.
“Qeveria greke po i bën presion qeverisë shqiptare që të pranojë kërkesat e saj për negociata dypalëshe për të bërë delimitimin e kufirit detar. Athina po kërcënon se do të refuzojë ratifikimin e MSA-së së Shqipërisë me BE-në për shkak të një çështje të debatueshme për ngritjen e varrezave greke në Shqipëri, të cilën qeveria shqiptare e sheh si një përsëritje që Greqia i bëri Maqedonisë që aspironte për në NATO. Bisedimet për varrezat vazhdojnë ende dhe raundi i fundit i negociatave u mbyll pa sukses”, thuhet në kabllogram.
/Shqiptarja.com