SHBA, Hoxhaj: Pa njohjen e Kosovës
nga Serbia, s’ka normalizim
Normalizimi i plotë do të ndodh atëherë kur të kemi njohje reciproke të shtetësisë dhe pavarësisë ndërmjet dy vendeve tona.
SHBA- Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka filluar sot vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues të Departamentit të Shtetit dhe përfaqësues të tjerë shtetërorë.
Në ditën e parë të qëndrimit në SHBA, ministri Hoxhaj ka mbajtur një ligjëratë dhe diskutim me një audiencë të veçantë të vendimmarrësve në Atlantic Council në Uashington D.C.
Çështjet kryesore ku është fokusuar ministri Hoxhaj ishin arritjet e Kosovës në shtetndërtim, stabiliteti politik dhe konsolidimi i shtetësisë së Kosovës.
Ndër të tjera, ministri Hoxhaj përmendi arritjet e Kosovës në dialogun me Serbinë, avancimin e agjendës evropiane, sigurinë e brendshme në Kosovë dhe suksesin në njohjen ndërkombëtare dhe anëtarësimin në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.
Duke folur për arritjet dhe sfidat në dialogun me Serbinë, ministri Hoxhaj në veçanti përmendi se ekzistojnë pesë çështje në të cilat kërkohet të ketë rezultatet për të konsideruar marrëdhëniet ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si normale.
“Së pari, të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani duhet të zbatohen pa tendencat për t’i rinegociuar dhe ndryshuar.
Së dyti, procesi i shpërbërjes së strukturave paralele në veri duhet të përfundohet sa më shpejtë dhe të mos mbeten aspekte të paqarta në këtë drejtim.
Së treti, kërkohet angazhim për integrimin e plotë të serbëve të Kosovës në strukturat institucionale, siç ka ndodhur me valën e suksesshme të integrimit të serbëve pas pavarësisë së Kosovës.
Së katërti, sovraniteti i Kosovës duhet të respektohet, duke përfshirë këtu largimin e barrierave për anëtarësim në organizata rajonale, evropiane dhe mbi të gjitha në OKB.
Dhe së fundi, normalizimi i plotë do të ndodh atëherë kur të kemi njohje reciproke të shtetësisë dhe pavarësisë ndërmjet dy vendeve tona”, tha ministri Hoxhaj.
Ministri Hoxhaj po ashtu ka shprehur përkushtimin e Kosovës për ndërtimin e FSK-së me standarde të NATO-së, dhe pas arritjes së kapaciteteve të plota si dhe pas rishikimit të sektorit të sigurisë, Kosova të jetë pjesë e Partneritetit për Paqe dhe anëtar i NATO-s.
Marrë nga Telegrafi
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
17.3%
-
Njësoj
10.5%
-
Më keq
72.2%
Vota total: 2657
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës
1 Gusht, 12:07
-
Hungaria merr Presidencën e BE, Spiropali uron homologun hungarez: Besimplotë se do të përshpejtohet anëtarësimi i Shqipërisë
1 Gusht, 11:51
-
Shkodër/ Ndezi zjarr dhe dogji stallën e bagëtive, në pranga 64-vjeçari (EMRI)
1 Gusht, 11:42
-
FOTO/ Militantët braktisin Berishën, firojnë çdo ditë e më shumë! Në protestën para bashkisë numërohen me gishta
1 Gusht, 11:35
-
Detaje nga dosja e presidentit Refik Halili dhe 'KF Tirana': Për dy vite nuk siguroi asnjë futbollist
1 Gusht, 11:33
-
VIDEOLAJM/ Merr flakë kabina elektrike në një pallat në Yzberisht
1 Gusht, 11:23
-
Lushnjë/ Kanosi bashkëshorten me armë zjarri në sy të fëmijës së mitur, në pranga 44-vjeçari
1 Gusht, 11:11
-
VKM/ Rriten pagat e punonjësve në të gjitha bashkitë, Mazniku: Ekspertët do paguhen të gjithë njësoj! Do rishikohet formula për ndarjen e fondeve
1 Gusht, 11:07
-
Shqipëria fiton arbitrazhin 100 milionë euro për Portin e Durrësit
1 Gusht, 10:54
-
Shijak, ndezi zjarr për të djegur shkurre dogji 1 mijë pemë ulliri
1 Gusht, 10:53
-
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes publikon të dhënat e fundit: 33 vatra janë shuar gjatë 24 orëve, 6 aktive
1 Gusht, 10:44
-
VKM/ Orare fleksibël për administratën, pozicioni të mos lihet bosh nga punonjësit në fashën orare 09:30-15:30! Dy orët e tjera i plotësojnë kur të duan
1 Gusht, 10:42