Tiana Krasniqi një 31-vjeçare nga Kosova ka reaguar ashpër ndaj autoriteteve në Teksas për vrasjen e bashkëshortit të saj James Broadnax, 37 vjeç.

Ky i fundit i cili u ekzekutua një ditë më parë ishte dënuar për vdekje për vrasjen e dy producentëve muzikorë në 2008.

‘Të dua bërtiste ajo’, teksa shikonte që bashkëshorti po vdiste para syve të saj, shkruan Daily Mail.

Në një postim në TikTok pas ekzekutimit të burrit të saj, Tiana, shkroi: “Ata vranë burrin tim”.

"Burri im vuajti aq keq nga injeksioni vdekjeprurës saqë i doli gjak nga hunda dhe pati mavijosje në qafë. Familjet qeshën ndërsa shikonin. A është kjo drejtësi?", shtoi ajo.

Vetëm disa ditë përpara se të ekzekutohej, Broadnax u martua me Tianën, një të diplomuar në shkollën e drejtësisë dhe nënë e një fëmije, në një ceremoni në Njësinë Allan B. Polunsky në Teksas.

Çifti u takua në vitin 2024, pasi ajo filloi të hulumtonte pabarazitë racore në të gjithë sistemin e drejtësisë amerikane, si pjesë e diplomës së saj master në të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut në Universitetin e Drejtësisë.