
Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë dritën jeshile Danimarkës dhe Holandës për të dërguar avionë luftarakë F-16 në Ukrainë sapo të përfundojë trajnimi i pilotëve, tha një zyrtar amerikan i cituar nga mediat ndërkombëtare. Një koalicion prej 11 vendeve të NATO-s do të fillojë trajnimin e pilotëve ukrainas për të fluturuar F-16 në gusht në Danimarkë dhe një qendër tjetër trajnimi do të ngrihet gjithashtu në Rumani.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e quajti "të rëndësishme" që Ukraina "të jetë në gjendje të mbrohet kundër agresionit rus dhe shkeljes së sovranitetit të saj".
Kreu i Departamentit të Shtetit shtoi se drita jeshile do t'i lejojë Ukrainës të "përfitojë plotësisht nga aftësitë e saj të reja sapo pilotët të kenë përfunduar trajnimin e tyre".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Zjarr në terminalin rus të naftës në Novorossiysk! Inteligjenca amerikane: Kievi nuk do të arrijë objektivin kryesor të kundërofensivës









