KINE- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Karter, i ka bërë thirrje autoriteteve Kineze për një përfundim të menjëhershëm të ishullit në ndërtim pranë Detit të Kinës Jugore.
Pentagoni kritikon përpjekjet e Kinës për të kërkuar territorin në rajonin e diskutueshëm dhe kërkon t'i jepet fund "militarizimit" dhe mosmarrëveshjeve.
Duke folur në një ceremoni ushtarake në Pearl Harbour, në ishullin amerikan të Havait, Karter u bëri thirrje pjesëmarrësve të ndalin militarizmin dhe mosmarrëveshjet dhe të gjejnë një zgjidhje paqësore.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, deklaroi se përpjekjet e Kinës për ndërtimin e ishullit duhet të ndalen sa më parë. Gjithashtu Karter theksoi se avionët ushtarakë amerikanë dhe anijet luftarake do të vazhdojë të operojë në zonat e lejuara sipas ligjit ndërkombëtar.
"Veprimet e Kinës për ndërtimin e ishullit artificial, janë një sjellje që për vendet në rajonin mund të sjellin konflikte, dhe së bashku mund të gjejmë mënyra të reja," deklaroi Karter.
"Ne do të mbetemi fuqia kryesore e sigurisë në Azi-Paqësor edhe për dekadat e ardhshme."
Komentet e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, erdhën një javë pasi SHBA dërgoi një aeroplan zbulimi të marinës, të pajisur me kamera televizive, i cili solli pamje konkrete të veprimtarisë kineze të ndërtimit në ishull, veçanërisht në ishujt e diskutueshme ‘Spratly’ në Detin e Kinës Jugore.
Irak, forcat irakene dhe luftëtarët ‘Shia’, betejë me ISIS për të rimarrë rafinerinë e naftës në Beiji
Irak, luftimet mes palëve kanë synim marrjen e rafinerisë më të madhe të naftës, të marrë peng nga ISIS
Redaksia online
(d.a/Shqiptar.com)
/Shqiptarja.com