SHBA i “refuzon” vizën
amb. kosovar në Tiranë

PRISHTINE- SHBA nuk i kanë dhënë vizë pune ambasadorit kosovar në Tiranë Sylemjan Selimi.  Shkak sic duket ka qënë e kaluara e tij në UÇK. Sylejman Selimi duhet të ishte në SHBA së bashku me një grup ambasadorësh të tjerë për një vizitë pune, trajnimi dhe shkëmbim përvoje në fushën e diplomacisë.

Por sic shprehet vetë ai në një prononcim për të përditshmen kosovare “Koha Ditore” ambasada SHBA i kishte konfirmuar se procedurat për vizën e tij do të zgjasnin për shkak të së kaluarës së tij në UÇK.

Ndërsa Selimi duhet të ishte në SHBA këtë periudhë së bashku me kolegët e tjerë. Mediat kosovare shkruajnë ndërkohë se Ish-komandanti i FSK-së, Sylejman Selimi po hetohet edhe nga misioni evropian për rendin dhe ligjin, EULEX. Sipas tyre Selimi po hetohet nga prokurorët pas dëshmive të dhëna nga një dëshmitare nga fshati i Drenicës.Sipas burimit, çështja e hapur ndaj ish-komandantit, që është emëruar për postin e ambasadorit në Tiranë, ka të bëjë me një ngjarje të ndodhur gjatë kohës së luftës.Dëshmitarja, e quajtur “X.X” nga gazeta, ndodhet në gjermani. Ndërsa prokurori i EULEX-it që po merret me çështjen ka inicialet M.S.
(ns/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit