UEFA ka mbajtur premtimin dhe ka vendosur 34-vjeçarin nga Somalia si arbitër të ndeshjes së rëndësishme mes Paris SG dhe Aston Villa-s, që do të luhet të enjten në stadiumin e Salzburg në Austri.

Omar Artan ishte përcaktuar të ishte arbitër në Botëror, por u përjashtua pasi nuk u lejua të futej në SHBA edhe pse u mor për 9 orë në pyetje. Çështja e tij bëri bujë në Botëror, ndërsa vetë arbitri u prek shumë nga ngjarja që kishte sfond politik, për shkak të procedurave që ndiqen nga SHBA ndaj këtyre vendeve. Në atë rast FIFA ishte e pafuqishme për të ndërhyrë, ndërsa UEFA i premtoi arbitrit se do ti jepte mundësinë të gjykonte një ndeshje të madhe.