Ambasada amerikane nuk i ka lëshuar vizë për të udhëtuar, Sylejman Selimit, ambasadorit të parë të dekretuar në raundin e fundit të përzgjedhjes së stafit diplomatik kosovar.
Ai do duhej të mirrte pjesë  në vizitën bërë institucioneve më të rëndësishme vendimmarrëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Selimi i ka thënë gazetës se procedura për dhënie të vizës do të zgjaste për të, për shkak të së kaluarës së tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Prandaj, edhe nuk u është bashkëngjitur ambasadorëve të tjerë.
Sylejman Selimi gjatë luftës çlirimtare në Kosovë ishte komandant i përgjithshëm i UÇK-së dhe pas transformimit të TMK në FSK u emrua komandant.

/rg/shqiptarja.com/