WASHGINTON - Shtetet e Bashkuara të Amerikës inkurajojnë Prishtinën dhe Beogradin që të shfrytëzojnë “mundësinë e jashtëzakonshme” për të arritur marrëveshjen, e cila hap rrugët e tyre drejt integrimit evropian.
“Kemi parë disa komente para-prapa rreth kësaj, por ne do të vazhdojmë të inkurajojmë palët që të arrijnë marrëveshje”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Patrick Ventrell.
Ai po ashtu ka theksuar mbështetjen e SHBA-së për shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, si ndërmjetësuese e dialogut, informon europa e lirë
Dje në mbrëmje Beogradi refuzoi të pranojë propozimin e Brukselit për marrëveshje me Prishtinën, pasi nuk përmbush interesat e Serbisë, përkatësisht nuk ka paraparë përgjegjësi ekzekutive për asociacionin e komunave serbe në Kosovë.
Edhe Prishtina ka kundërshtuar fuqishëm këto përgjegjësi dhe ka thënë se është e zhgënjyer me vendimin e Beogradit për të mos pranuar realitetin.
Refuzimi i Serbisë mund t’i kushtojë asaj me mosmarrjen e datës së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
sg/shqiptarja
/Shqiptarja.com